O Allah! Bëje shiun të dobishëm!

Transmeton Buhariu (974) nga Aishja (radijAllahu anha) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur shihte shiun thoshte:

اللَّهُمَّ صَيبِّاً نافعًا

“Allahumme sajjiben nafian – O Allah! Bëje këtë shi të dobishëm!”

Përderisa shiu ndodh të jetë i dobishëm ose i dëmshëm, ishte prej traditës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se kur shihte shiun i lutej Allahut të Lartësuar që t’a bënte atë (shiun) të dobishëm dhe jo të dëmshëm.

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

E para: Pëlqyeshmëria e thënies së kësaj lutjeje kur bie shi.

E dyta: Vetëm njerëzit e prishur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut.

E treta: Kujdesi i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në mësimin e umetit të tij.

E katërta: Shiu mund të jetë i dobishëm kur është mëshirë nga Allahu i Madhëruar dhe i dëmshëm kur është dënim.

E pesta: Sa herë që shtohet dhe forcohet besimi i njeriut, atij i shtohet edhe frika ndaj Allahut të Lartësuar.

 

Unejs Sheme