O Lënës i Namazit

May 17, 2021

O LËNËSI I NAMAZIT! (2)

Shejh Sulejman Mubarak (Allahu e mëshiroftë!)

Përse nuk falesh?

O lënësi i namazit, a e ke pyetur veten: përse nuk falem?

Çfarë të pengon ty nga namazi (që s’e fal)?

Kush të pengon ty nga namazi?

O ti që fle në kohën e namazit të sabahut (dhe s’e fal)!

O ti që fle në kohën e namazit të drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë!

Çfarë të pengon ty që të falesh?

Imam Buhariu shënon në “Sahihun” e tij se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më morën me vete. Kaluam pranë një burri të shtrirë, kurse mbi kokën e tij qëndronte një engjëll…”

Tha: “Kaluam pranë një burri të shtrirë, kurse mbi kokën e tij qëndronte një engjëll me një gur…” kjo gjendet tek Buhariu.

“qëndronte një engjëll me një gur, me të cilin goditej në kokën e atij që ishte shtrirë, saqë koka ndahej nga trupi.”

Tha “Pastaj ky burr apo engëll e merrte gurin përsëri, ndërsa personit të shtrirë i ishte kthyer koka në vendin e vet (në trup). Burri goditej dhe një herë tjetër saqë rrokullisej koka dhe guri…”

Dënim shumë i madh, dënim shumë i dhembshëm.

Kështu do jetë dënimi, të cilin Allahu ia shfaqi Profetit të tij alejhis-selam.

Allahu na ruajttë!

Një burrë i shtrirë mbi kokën e të cilit qëndron një engëll, i cili e godet atë me gur saqë ndahet koka nga trupi. Pastaj koka kthehet në vendin e saj (në trup) e kështu ky burr vazhdon e dënohet deri në bërjen e Kiametit.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “U thashë atyre: Kush është ky burr?”

Kush është ky që dënohet?

Kush është ky?

Thanë: “Ky është ai që fle në kohën e namazeve të obliguara dhe s’i fal ato.”

Personi i tillë kështu dënohet në varrin e tij.

A mund të lihet namazi pas kësaj (që dëgjuat)?

Si është puna me ju o njerëz!

Dhehebiu ka përmendur në librin e tij “El-Kebairu” po ashtu dhe Ibën Haxher El-Hejthemi në “Ez-Zevaxhiru an Iktirafil-Kebairi” se: Një grua nga Beni Israil erdhi tek Profeti i Allahut, Musai alejhis-selam dhe i tha: O Profet i Allahut! Unë bëra imoralitet dhe fëmijën që lindi si rezultat i saj e vrava. A ka pendim për mua?

Musai i tha asaj: “Dil (largohu) o ti e shthurur!”

Kështu, Musai alejhis-selam e largoi atë. E kjo, nga frika se do t’i vinte ndonjë dënim nga Allahu.

E njëjta grua erdhi dhe ditën tjetër dhe tha: Unë bëra imoralitet dhe fëmijën që lindi i rezultat i saj e vrava. A ka pendim për mua? Musai i tha: “Dil (largohu)!” Kështu, Musai alejhi-selam e përzuri përsëri.

Atëherë Allahu i foli Musait alejhis-selam: “O Musa! Përse e largove (ktheve mbrapsht) penduesen?”

“O Musa! Përse e largove (ktheve mbrapsht) penduesen? A nuk e ke ditur se kush është më i keq sesa ajo?”

Musai tha: Kush? Ajo që bën imoralitet dhe vret?

Allahu i tha: “Lënësi i namazit! Lënësi i namazit është më i ke tek Allahu sesa ai që kryen imoralitet dhe vrasësi.”

O lënësi i namazit!

A nuk ka ardhur koha që të kthehesh (në rrugën e drejtë!)

O lënësi i namamzit!

A nuk ka ardhur koha që të pendohesh?

Kthehu tek Zoti yt.

Ne gjendemi në muajin Shaban dhe Zoti yt i fal gjynahet.

Duke filluar nga kjo natë, hap një faqe të re në raport me Zotin tënd. Menjëherë pas përfundimit të hutbes së xhumasë.

Mbështetju Zotit tënd, ngase Allahu kur sheh sinqeritet në zemrën tënde për t’u penduar. Ai ta pranon pendimin ty.

“Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira.” El-Furkan: 70

“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën…”

Mos e humbni shpresën, mos e humbni shpresën…

O lënësi i namazit!

Mos e humbni shpresë, “mos e humbi shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet.” Zumer: 53

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...