Pyetja e parë nga fetvaja me nr. 590.
Pyetja: Kush është dallimi mes obligimit, të pëlqyeshmes, dhe sunetit?
Përgjigje: Lavdërimi i takon vetëm Allahut! Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij!
Dallimi mes tyre në aspektin terminologjik aludon në atë se obligim konsiderohet ajo çka për të cilën shpërblehet ai i cili e kryen dhe dënohet ai i cili nuk e praktikon. Ndërsa e pëlqyeshmja dhe suneti e të ngjashme me to kanë kuptime të përafërta me njëra-tjetrën, madje mund të themi se janë sinonime të njëra-tjetrës. Të gjitha këto bashkohen në faktin terminologjik se ai i cili i kryen (gjërat e pëlqyeshme) shpërblehet, ndërsa ai i cili nuk i kryen nuk dënohet.
Prej Allahut vjen suksesi! Paqja dhe nderimi i Allahit qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve shkencore:
Abdullah ibn Sulejman ibn Meni
Abdullah ibn Abdurrahman ibn Gudejan
Abdurrazak Afifi
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi