Origjina e shpikjes së Vitit të Ri gregorian

December 24, 2013

Festa e Vitit të Ri është dita e parë e vitit gregorian. Njerëzit e festojnë këtë ditë në shumë vende të botës duke e konsideruar si festë. Shumë prej popujve të hershëm e konsideronin kohën e korrjes si fillimin e vitit, ashtu siç kryenin disa rite me qëllim që të pastronin vetet e tyre për vitin që vinte. Për shembull, disa prej tyre shuanin zjarret që kishin përdorur dhe ndiznin zjarre të reja.

Egjipti i lashtë e konsideronte shfaqjen e një ylli të veçantë në mes të ditës si fillimin e vitit të ri, datë që korrespondonte me daljen e Nilit nga gjiri i tij. Festa që organizonin merrte pamjen e grupimeve të festave fetare sepse jeta e tyre ekonomike ishte e bazuar ne daljen e Nilit nga gjiri i tij. Banorët e zonës që quhej “mes dy lumenjve” festonin vitin e ri në kohën e fillimit të shirave pranverorë. Babilonët e konsideronin fillimin e vitit të ri si një kohë vendimtare për besimet e tyre sepse idhulli Mardok (një nga zotat e shumtë që besonin) — sipas tyre — caktonte në atë kohë fatin e vendit për vitin e ardhshëm.

Kurse romakët e hershëm shkëmbenin dhurata, që ishin degë pemësh të shenjta (sipas tyre). Më pas filluan t’i dhuronin njëri-tjetrit  frytet e arrave të paketuara me ar ose me monedha hekuri të vulosura sipër me figurën e Janusit, zotit të dyerve dhe gjërave fillestare (siç besonin ata). Muaji Janar e ka marrë emrin nga Janusi, i cili kishte dy fytyra, një e cila shikonte përpara dhe një tjetër që shikonte prapa. Romakët e kishin zakon që t’i bënin dhurata perandorit, dhe më pas perandorët filluan të kërkonin dhurata nga ata.

Kisha Romake e hodhi poshtë këtë zakon dhe disa vepra pagane të tjera që kishin lidhje me vitin e ri. Kjo ndodhi në vitin 567 gregorian. Në fillimet e shekullit të trembëdhjetë sundimtarët anglezë e ripërtërinë zakonin romak, i cili e detyronte popullin anglez që t’i bënin dhurata sundimtarëve për Vitin e Ri. Dhuratat e zakonshme përfshinin arin dhe gurët e çmuar. Ky zakon nuk u vërejt  më në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Zakonet e reja në botën perëndimore dhe disa popuj të tjerë përfshijnë vizitat e të afërmve dhe shokëve, shkëmbimin e dhuratave, praktikimin e riteve fetare, përdorimin e fishekzjarreve, borive, zileve e mjeteve të tjera.

Marrë shkurtimisht nga Enciklopedia Arabe Botërore.
Përktheu: Ardit Ulqinaku

Loading...