PASOJAT E BRAKTISJES SË TË VËRTETËS ….
Allahu i Lartësuar na tregon për jobesimtarët prej Ehli Kitabit në kohën e Profetit ﷺ, të cilët e njihnin shumë mirë të Vërtetën. Por pasi refuzuan ta pasonin dhe nuk e besuan atë ﷺ, ndoqën shejtanët dhe mësuan prej tyre magjinë, e cila është kufr.
Allahu i Lartësuar thotë:
(وَلَمَّا جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٞ لِّمَا مَعَهُمۡ نَبَذَ فَرِيقٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمۡ كَأَنَّهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ * وَٱتَّبَعُواْ مَا تَتۡلُواْ ٱلشَّيَٰطِينُ عَلَىٰ مُلۡكِ سُلَيۡمَٰنَۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيۡمَٰنُ وَلَٰكِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ ٱلنَّاسَ ٱلسِّحۡرَ وَمَآ أُنزِلَ عَلَى ٱلۡمَلَكَيۡنِ بِبَابِلَ هَٰرُوتَ وَمَٰرُوتَۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنۡ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَةٞ فَلَا تَكۡفُرۡۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنۡ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡۚ وَلَقَدۡ عَلِمُواْ لَمَنِ ٱشۡتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖۚ وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ)
Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë.
Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit.
E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët.
Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!
(El Bekare: 101-102)
Allahu ﷻ përmend në ajetet e mësipërme se kushdo që refuzon të vërtetën, do të sprovohet me ndjekjen e së kotës.
Imam Ibn Kajjim (v. 751 H) – duke e miratuar këtë fjalë – thotë:
“Thuhet: Kushdo që i paraqitet e vërteta dhe ai e refuzon, duke mos e pranuar atë; do të ndëshkohet me prishjen e zemrës, mendjes dhe mënyrës së tij të gjykimit e interpretimit.”
(Miftah Dar es Seadeh, 1/272)
Po ashtu, çdo të mirë që njeriu e braktis, zakonisht do të angazhohet me të kundërtën e saj:
• Kush braktis gjërat e dobishme, do të angazhohet me gjëra që i sjellin dëm, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
• Kush braktis adhurimin e Rrahmanit, do të sprovohet duke adhuruar shejtanin.
• Kush nuk ka në zemrën e tij dashuri, shpresë dhe frikë nga Allahu ﷻ, do të ndëshkohet duke dashur, shpresuar dhe duke u frikësuar prej shejtanëve, të vdekurve, si dhe çdo bestytnie që sheh.
• Kush nuk i përkulet Allahut ﷻ, do t’u përkulet krijesave të Tij.
• Kush braktis dëgjimin e Kuranit, do të ndëshkohet me dëgjimin e muzikës ose gjërave të padobishme.
• Kush braktis hadithet dhe ndjekjen e Sunetit të Profetit ﷺ, do të ndëshkohet me ndjekjen e fjalëve të filozofëve, jobesimtarëve, të divijuarëve … etj.
• Kush braktis rrugën e sahabëve, do të sprovohet duke ndjekur rrugën e bidateve.
• Kush pretendon se i mjafton vetëm Kurani dhe nuk merr për bazë hadithet e Profetit ﷺ, do të ndëshkohet duke përgënjeshtruar vetë Kuranin dhe hadithet së bashku.
• Kush braktis ndjekjen e selefëve, të cilët janë më të mirët, më të diturit dhe më të saktët, do të sprovohet duke ndjekur të tjerë që nuk u afrohen atyre as në pozitë, as në dije, e as në saktësi.
• Kush braktis ndjekjen e dijetarëve të umetit, do të sprovohet duke pasuar njerëz të paditur që flasin pa dije, duke humbur vetveten dhe të tjerët.
• Kush braktis dijen e Ibn Tejmijes, do të sprovohet duke ndjekur mushrikët, adhuruesit e varreve, ata që refuzojnë fjalën e Allahut ﷻ dhe të të Dërguarit ﷺ, mendjelehtët dhe mëkatarët.
• Kush braktis mexhliset e mësimit të Kuranit dhe marrjes së dijes fetare, do të sprovohet duke u bërë pjesë e mexhliseve të thashethemeve e përgojimeve.
• Kush braktis shoqërinë e mirë, do të sprovohet duke u shoqëruar me të devijuarit, mendjelehtët dhe të shthururit.
Dr. Fatmir Strumi
Dosje: e verteta
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve