Një miliard e treqind milion ton ushqime tjetërsohen çdo vit në koshe mbeturinash. Kjo është e barazvlefshme me 1/3 e të gjithë ushqimit që prodhohet në botë. E gjitha kjo shkakton një humbje të madhe ekonomike që llogaritet të jetë 750 milion dollarë çdo vit. Këtë e ka pohuar Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë. Kjo ndodh në një kohë kur ekzistojnë 870 milionë njerëz të uritur çdo ditë.
Të vërtetën kanë thënë: Nuk kam parë shpërdorim e të mos jetë në anën tjetër një e drejtë e humbur. Në një kohë kur vdesin me dhjetëra mijë fëmijë për shkak të mungesave në ushqime, shohim se një shtet i vetëm perëndimor hedh ushqim në mbeturina në koston e 19 milionë dollarëve gjatë një viti. Ose një shtet tjetër perëndimor shpërdoron 100 ton domate në një manifestim vjetor që njihet ndryshe si “Manifestimi i goditjeve me domate”.
Në studimin që ka bërë një kompani eksperte është vënë re se 80% e mbeturinave që hidhte një shtet arab përbëhej nga ushqimet.
Allahu i Lartësuar thotë: “Hani dhe pini por mos shpërdoroni! Vërtet, Ai nuk i do shpërdoruesit.”
Prandaj, le të angazhohemi pas këtij problemi para se të kthehemi dhe të përfundojmë në gjendjen e shpërdoruesve.
Shumë shtete njiheshin për mirësitë, luksin dhe shpërdorimin e tyre, por ditët ndryshuan dhe gjendja u kthye në uri dhe skamje. Le të tregojmë kujdes dhe të jemi të matur në ushqimin tonë dhe të konsumojmë aq sa kemi nevojë.
Nëse mbetet diçka (nga ushqimi) le ta ruajmë dhe ta konsumojmë në një kohë tjetër, ose t’ua japim njerëzve në nevojë pasi ta kemi ambalazhuar. Por nëse ushqimi nuk është më i vlefshëm për konsum, atëherë ta grumbullojmë në një arkë dhe të ushqejmë shpendët apo bagëtitë. Profeti alejhi selam thotë: “Sepse (mirësia) ndaj çdo gjëje të gjallë shpërblehet.” Mutefekun alejhi.
Le të kujtojmë vazhdimisht fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për mirësitë (e kësaj bote)!” | Tekathur: 8 |
Përktheu: Fatjon Isufi