Pastërtia nuk është kusht në kryerjen  e tavafit

Pastërtia nuk është kusht në kryerjen  e tavafit.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nëse gruaja e prish abdesin gjatë tavafit (si duhet të veprojë)?

Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë dy fjalë:

Fjala e parë: Tavafi i saj konsiderohet i pavlefshëm dhe ajo e ka detyrë të marrë abdes dhe të rifillojë tavafin, ngase pastërtia (abdesi) është kusht për kryerjen e tavafit.

Fjala e dytë: Ajo e plotëson (përfundon) tavafin dhe nuk ka asgjë për të (ndonjë oblgim për të përmbushur). Kjo është fjala e saktë në këtë çështje. Pra, nuk është kusht pastërtia nga nevoja e vogël për shkak të mos ekzistencës së tekstit të saktë e të qartë. Kjo është ajo që ka përzgjedhur dhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë).

 

“Sherh el-Mumti” vëll. 7.

Përktheu: Unejs Sheme