Pasuroje fjalorin tënd me urtësi dhe fjalë të mençura

September 27, 2022

Është shumë e nevojshme ta pasurojmë fjalorin tonë me urtësi dhe fjalë të mençura.

Ka shumë prej dijetarëve që e kanë patur këtë aftësi, si p.sh. Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- i cili ka shkruar mbi 100 vargje poezie në një mexhlis në mbrojtje të besimit të pastër Islam.

Nëse dikush nuk e ka këtë aftësi, atëherë të marrë prej urtësive të të tjerëve.
Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- e zbukuronte bisedën e tij me shembuj dhe fjalë të urta të dëgjuara nga të parët.

Ajo që më shtyu sot ta kujtoj këtë çështje është dijetari Muhamed Tekiudin El-Hilali -Allahu e mëshiroftë-, i cili në eksperiencën e tij përmendte shpesh fjalë poetësh, ndër të tjera dhe këto vargje të Mutenebiut i cili thoshte:

Hiqet sikur s’më njeh

dhe unë këtë e di,

por perla perlë ngelet

edhe pse tjetri s’ta di.

 

Shkëputur nga libri i autorit me titull: “Thirrja për te Allahu në vende të ndryshme”.

Dr. Abdullah Nabolli

Loading...