Për një Ramazan të pranuar (1)

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Përzgjedhur nga “Fetaua Nurun ala ed-derb”

1-Ky është muaj i begatë -muaji i Ramazanit- në lidhje me të cilin Allahu i Madhëruar ka thënë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” El-Bekare: 185.

 2-Allahu i Madhëruar e ka veçuar këtë muaj ngase në të ka zbritur Kuranin e Madhërishëm.

3-Allahu e ka veçaur atë me një natë të begatë, e ajo është nata e Kadrit për të cilën Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë me urdhërin Tonë. Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre nëse besoni me bindje. S’ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!” Ed-Duhan: 3-8.

Allahu në lidhje me atë natë thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të t’a shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) me lejen e Zotit të tyre zbresin në këtë natë me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” El-Kadr: 1-5.

4- Allahu i Madhëruar e ka veçuarr atë duke e bërë obligim për gjithë umetin agjërimin e tij, ndërsa agjërimin e bëri një prej shtyllave të Islamit. Saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij mëkatet e kaluara.” Buhariu.

5- Allahu i Madhëruar e ka veçuar atë duke e bërë faljen e namazit të natës (teravive) shkak për faljen e mëkateve. Saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush falet në Ramazan (namazin e teravive) me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij mëkatet e kaluara.” Buhariu dhe Muslimi.

6- Prandaj është ligjësuar për muslimanët me sunetin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që të falen në netët e Ramazanit me xhemat, të falen në xhami pas imamit. Saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të përfundojë (largohet imami), i shkruhet atij sikur është falur gjithë natën.” Tirmidhiu dhe Nesaiu.

7- Nisur nga kjo unë i nxis vëllezërit e mi muslimanë që t’a agjërojnë Ramazanin me një agjërim që i pastron veprat e tyre dhe ua shton beismin. Është ai agjërim të cilin e ruan agjëruesi në mënyrë që të realizojë (përmbushë) qëllimin për të cilin është ligjësuar ky agjërim. Allahu i Madhëruar e tregon këtë në fjalën e Tij kur thotë: “O besimtarë! U është urdhëruar agjërimi ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” El-Bekare: 183.

8- Allahu sqaron urtësinë e bërjes obligim të agjërimit e ajo është devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët dhe veprat e ndaluara si dhe nga armiqësia dhe padrejtësia ndaj njerëzve, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe pirja e tij.” Buhariu.

 

vijon …

 

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme