Per shkak te lehonise nuk e ka agjeruar ramazanin e para dy viteve

March 20, 2016

Dikush pyet: Një motër myslimane për shkak te lehonisë nuk e ka agjëruar Ramazanin e para dy viteve dhe ende nuk i ka zëvendësuar ditët. Nëse nuk arrin t’i zëvendësoje tani para muajit te Ramazanit, a prish pune nëse i agjëron ne dimër dhe a ka dëmshpërblim (dmth ushqim për të varfrit) nëse po? Allahu ju shpërbleftë me te mira!

Përgjigjja: Allahu i madhëruar për ata që nuk agjërojnë Ramazanin në kohën e tij si: i sëmuri, mysafiri, lehona dhe gruaja me ciklin mujor ka kërkuar zëvendësimin e tyre pas Ramazanit.
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se koha e lejuar për zëvendësimin e tij është deri në Ramazanin tjetër pra sipas tyre ai ka të drejtë të zgjedhë brenda vitit ditët e zëvendësimit. Ndërsa kur njeriu del nga viti për ndonjë arsye atëherë kjo detyrë e zëvendësimit nuk është më me të drejtë zgjedhje por ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur që do të thotë se: nëse e vonon atë pa arsye të pranueshme atëherë merret në përgjegjësi për vonimin e tij nëse vdes. Nëse Allahu i jep jetë njeriut dhe nuk vdes dhe ai e shlyen detyrën atëherë ai nuk ka përgjegjësi për të se detyrën e ka shlyer por ama kush ia garanton atij se nuk do të vdesë?

Ndërsa për sa i përket çështjes se a kërkohet dëmshpërblim (të ushqejë të varfër) bashkë me agjërimin për atë që e ka shtyrë zëvendësimin e agjërimit pas vitit? Përgjigjja është se nuk kërkohet dëmshpërblim por kërkohet vetëm zëvendësimi i ditëve dhe kjo është edhe fetvaja e sheikh Albanit –Allahu e mëshiroftë-!

Dr Abdullah Nabolli

Loading...