Përcjellja e teuhidit tek njerëzit është bamirësia më e madhe ndaj tyre

Përcjellja e teuhidit tek njerëzit është bamirësia më e madhe ndaj tyre!

Shejh Salih Al Esh-Shejh (Allahu e ruajtë) ka thënë: Ka nga njerëzit që thonë: “Kush është rëndësia e këtij teuhidi që përherë e përmendni dhe e përsërisni? Kush është rëndësia e tij në jetën e njerëzve?”

Themi: Teuhidi ka ndikim shumë të madh si në dynja ashtu edhe në botën tjetër. Përsa i përket ndikimit të tij në jetën e kësaj bote është jeta e bukur, e qetë dhe e rehatshme.

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira duke qenë besimtar, Ne do t’a bëjmë të kalojë jetë të qetë dhe të bukur.” En-Nahl: 97.

Ndërsa në botën tjetër, ndikimi më i madh i tij është të vdesësh duke mos i shoqëruar asgjë Allahut të Madhëruar:
“Kush vdes duke mos i shoqëruar asgjë Allahut, do të hyjë në Xhenet.”

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla i’a fal kujt të dojë.” En-Nisa: 48.

 

Unejs Sheme