Përdorimi i majas së bukës, a është i lejuar?

January 19, 2016

Përdorimi i majas së bukës, a është i lejuar?

Shejh Muhamed ibn Salih elUthejmin -Allahu e mëshiroftë- është pyetur:

Si tu përgjigjemi atyre që na pyesin për majanë që përdoret në brumin e bukës në mënyrë që buka të vijë (fermetimin) dhe të gatuhet sa më lehtë, sepse disa njerëz thonë: “majaja” nuk lejohet të përdoret?

Përgjigjje: “Thuaju atyre se përdorimi i saj (majasë) nuk ka problem të përdoret në brumin e bukës që të vij brumi si dhe nuk mendoj se ajo është dehëse nëse dikush e konsumon atë.

Origjina në të gjitha ushqimet, pijet, dhe veshjet është se ato janë të lejuara deri sa të vijë argumenti që i ndalon ata. Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “Ai është Allahu i Cili krijoo për ju gjithçka që ka në tokë e më pas u lartësua mbi Arsh dhe i krijoi ato shtatë qiej dhe Ai është për gjithçka i gjithditur”. [Bekare: 29].

Ndaj nuk ka problem që të përdoret majaja në brum në mënyrë që brumi të vijë”.

(Fetva Nur ala Darb: kaseta nr:70).

Përktheu Ylli Rama

Loading...