Përfitimet e istigfarit

August 30, 2017

Përfitimet e istigfarit.

Erdhi një person tek imam Hasen el Basri dhe iu ankua për varfërinë e tij, dhe ai i tha: Kërkoji falje Allahut. (Thuaj shpesh ‘Estaghfirullah’.)
Dhe i erdhi një njeri tjetër e iu ankua se nuk kishte fëmijë. Dhe ai përsëri i tha edhe këtij: Kërkoji falje Allahut.
I erdhi edhe një i tretë dhe iu ankua për thatësinë që kishte goditur tokën e tij. I tha edhe atij: Kërkoji falje Allahut!

Njëri prej të pranishmëve i tha: Çdokujt që të vjen ti i thua: Bëj istighfar?!
Haseni iu përgjigj: Nuk kam shtuar gjë mbi Kuranin, – dhe lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe u thashë atyre: Kërkojini falje Zotit tuaj sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh. U dërgon shi prej qiellit dhe u ndihmon me pasuri dhe fëmijë, dhe iu furnizon me kopshte dhe lumenj.” (Nuh)

Për këtë arsye njerëzit e ditur thonë: Kush shikon telashe në jetën e tij, vështirësi, mundime, le t’i jepet istigfarit, të shtojë kërkimin e faljes prej Allahut të Madhëruar.

 

Shejh Abdur-Razzak el Bedr, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Emin Bilali

Dosje: ,

Loading...