Përse Allahu zgjodhi t’ua shpallte Arabëve mesazhin hyjnor?

January 6, 2019

Për këtë u pyet një dijetar i madh nga dijetarët e Indisë, dhe ai është Abdulhamid el Ferahij, autori i librit “Tefsir Nidhamul Kuran ue te’uilul furkan bil furkan” (vdekur më 1380 hixhri). Kur i’u përgjigj kësaj pyetjeje ai tha: Më ka lodhur shumë kjo çështje, përse Allahu i Lartësuar i zgjodhi arabët dhe ua zbriti atyre shpalljen? Dhe duke medituar rreth saj gjeta se arabët e kohës së shpalljes kishin dy cilësi. Dy nga cilësitë më të përhapura tek arabët janë:
E para: Vërtetësia në fjalë (sinqeriteti), pra arabi nuk gënjen.
E dyta: Bujaria, pra arabi nuk është koprrac.

Pastaj tha: Meditova rreth sheriatit dhe e gjeta se ai ndahet në dy pjesë; në adhurime dhe në marrëdhënie ndërnjerëzore. Adhurimet sillen rreth sinqeritetit, ndërsa marrëdhëniet mes njerëzve sillen rreth bujarisë. Prandaj arabët ishin njerëzit më të përshtatshëm për mbartjen e mesazhit hyjnor.

Pra ajo që mendojmë është se Allahu i Madhëruar i zgjodhi arabët për shkak të këtyre dy cilësive; bujarisë  dhe sinqeritetit i cili është baza e adhurimeve dhe e mesazhit.

Me këtë rast them se sharja e arabëve dhe ofendimi i tyre siç bëjnë shumë prej injorantëve, është mohim i Allahut të Madhëruar dhe nuk them është e ndaluar. Ata që thonë ‘arabët janë zgjebe’ dhe i ofendojnë arabët, zotëria i arabëve është Muhamedi – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Ata i shajnë arabët për shkak të disa cilësive që i kanë disa prej atyre që e konsiderojnë veten arabë, por ato nuk janë cilësi të arabëve prandaj ofendimi është i panevojshëm. Të gjitha ofendimet që u adresohen arabëve vijnë për shkak se ata janë bërë si të huajt dhe kanë imituar të tjerët. Po të kishin mbetur arabë (të vërtetë) nuk do të ishin kështu si janë sot. Arabët – siç thotë Ibn Halduni – kanë arrogancë, prandaj kanë thënë: Nuk e rregullon karakterin e arabëve asgjë tjetër veç Islamit. Kjo arrogancë është zbutur dhe rregulluar me fenë e Allahut, me Islamin, dhe me praktikimin e sheriatit të Allahut. Sharja dhe ofendimi i arabëve është i ndaluar. Allahu i Lartësuar e di më së miri!

 

Shejh Meshhur Hasen – Allahu e ruajtë.
21.12.2018

Loading...