Pyetja: Përse e ka zbritur Allahu Kuranin?
Përgjigja: Allahu i Madhëruar e zbriti Kuranin që të studiohet dhe të vihen në zbatim porositë që gjenden në të. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿اتَّبِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ ﴾ [الأعراف: 3]
“Ndiqeni atë që u është zbritur prej Zotit tuaj dhe mos i ndiqni në vend të Tij ata që ju mendoni se janë miqtë tuaj.” El-Earaf: 3
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
»اقرءوا القرآن واعملوا به، ولا تجفوا عنه، ولا تغلوافيه، ولا تأكلوا به، ولا تستكثروا به«
“Lexojeni Kuranin, zbatojini dispozitat e tij, mos e lini atë pas dore, mos i kaloni kufijtë në të, mos nxirrni fitime prej tij dhe mos e shtoni pasurinë me të!” Transmeton Ahmedi. Hadith Sahih.
Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve