Përse e ka zbritur Allahu Kuranin?

Pyetja: Përse e ka zbritur Allahu Kuranin?

Përgjigja: Allahu i Madhëruar e zbriti Kuranin që të studiohet dhe të vihen në zbatim porositë që gjenden në të. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿اتَّبِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ ﴾  [الأعراف: 3]

Ndiqeni atë që u është zbritur prej Zotit tuaj dhe mos i ndiqni në vend të Tij ata që ju mendoni se janë miqtë tuaj.” El-Earaf: 3

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

»اقرءوا القرآن واعملوا به، ولا تجفوا عنه، ولا تغلوافيه، ولا تأكلوا به، ولا تستكثروا به«

“Lexojeni Kuranin, zbatojini dispozitat e tij, mos e lini atë pas dore, mos i kaloni kufijtë në të, mos nxirrni fitime prej tij dhe mos e shtoni pasurinë me të!” Transmeton Ahmedi. Hadith Sahih.

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani