Përse jam krijuar? Cili është shkaku?

Përse jam krijuar? Cili është shkaku?
Përgjigje: Allahu i Madhëruar thotë: “Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat: 56.
Ti nuk je krijuar për të ngrënë e për të pirë, nuk je krijuar për të ndërtuar pallate, të mbjellësh pemë apo të hapësh lumenj, apo thjesht për t’u martuar që të shtohesh.
Jo! (Nuk është ky shkaku i krijimit).
(Shkaku i krijimit) Ti je krijuar për të adhuruar Zotin tënd, ti je krijuar që të jesh i përqëndruar në bindjen ndaj Tij dhe të ndjekësh të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Për këtë je krijuar. Çdo gjë që gjendet në tokë është krijuar (nga Allahu) për ty si ndihmë në bindjen ndaj Allahut dhe në largimin nga mëkatet.
Përgjigja është marrë nga fetuaja e Shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë) në “Mexhmu el Fetaua”, vëll. 7.
Unejs Sheme