Përse këshillat e Profetit ndikonin tek njerëzit?

October 23, 2024

Përse këshillat e Profetit ndikonin tek njerëzit?

Përse këshillat e Profetit صلى الله عليه وسلم ndikonin aq shumë saqë ua ndryshonte karakteret dhe jetët njerëzve që kishte përreth?
1. Sinqeriteti i tij. Ua donte të mirën atyre pa asnjë interes apo përfitim.
2. Urtësia e tij, në përzgjedhjen e fjalëve ndikuese. Xhibrili derdhi në zemrën e tij qetësinë dhe urtësinë, qysh në vegjëlinë e tij, që do t’i vyenin aq shumë atij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – por edhe neve pas tij, si thirrës për tek kjo fe e tij e pastër.
Prandaj Hakim bin Hizamit i mësoi fisnikërinë, të ishte dora e lartë, ajo që jepte, jo ajo që kërkonte apo merrte, dhe se kjo në fund do t’i jepte bereqet në jetën e tij. E pas kësaj Hakimi ishte njeriu më fisnik, nuk pranonte as prej shtetit islam atë që ishte hak i tij.
I ngjashëm me këtë ishte edhe shkopi i Umerit, ai nuk rrihte për pasion, për të nënçmuar, por për të edukuar, prandaj linte ndikim shkopi, aty ku s’linte ndikim fjala, prandaj Sabighu nuk iu kthye më trazirave që përhapte as pas vdekjes së Umerit, radijallahu anhu, por tha Sabighu: “Më edukoi ai burri i devotshëm!”
Po, e edukoi.

Ashtu siç edukoi Profeti صلى الله عليه وسلم
edhe djaloshin që ishte përlyer me imoralitet: Profeti alejhisselam e edukoi attë me disa fjalë të forta: A do tja dëshiroje atë vepër të fëlliqtë nënës, gruas, motrës…tënde? – Jo i tha, kurrë – Ashtu edhe njerëzit nuk e duan këtë për gratë e fisit të tyre.
Pas kësaj bëri dua për të dhe ai u bë njeriu me nder më të pastër, që e urrente më shumë atë vepër rë pistë!

Dikë tjetër e porositi: Mos ofendo askënd!
Pastaj ky sahabij ishte njeriu me gjuhën më të pastër: Thotë: Pas kësaj nuk kam sharë askënd, as njeri e as kafshë!

Emin Bilali

Dosje:

Loading...