Përshkrimi i sexhdes.

December 30, 2015

 

Ai Profeti -alejhi selam- mbështetej në shuplakat e duarve dhe i hapte ato duke bashkuar gishtërinjtë duke i drejtuar ato në drejtim të kibles.[1]

Ai i vinte ato të barabarta me supet[2] dhe nganjëherë “të barabarta me majat e veshëve[3].

Ai mbështeste fortë ballin dhe hundën e tij në tokë[4] dhe i ka thënë atij që falte keq namazin “Kur të falesh mundësoje mirë sexhden tënde[5].

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur të biesh në sexhde mbështete mirë fytyrën dhe duart derisa të prehet çdo pjesë e trupit[6] dhe gjithashtu “Ai  mbështeste mirë edhe gjunjët me këmbët[7] dhe “Ai drejtonte anën e përparme të këmbëve dhe majat e tyre nga ana e kibles[8] dhe “mblidhte këmbët”[9] dhe “ngrinte këmbët”[10] dhe “hapte gishtërinjtë (e këmbëve)”[11] dhe “nuk shtrinte në tokë parakrahët e tij”[12] madje “i ngrente (parakrahët) nga toka dhe i largonte nga trupi i tij derisa shihej nga mbrapa e bardha e sqetullave”[13] aq  sa “nëse ndonjë qengj donte të kalonte poshtë duarve të tij, kalonte”[14].

Ai i hapte aq shumë ato sa disa prej shokëve të tij thotë: “Na vinte keq për Profetin -alejhi selam- sa lodhej duke i hapur shumë krahët kur binte në sexhde[15].

Ai thoshte: “Tregohuni të mesëm në sexhde dhe të mos i shtrijë dikush prej jush duart në sexhde siç i shtrin ato qeni[16].

Sa zgjat sexhdja?

Profeti -alejhi selam- thoshte në sexhde disa lloje duash dhe madhërimesh dhe më e pakta që përmbush detyrën në sexhde dhe në ruku është një tesbih, ndërsa ai që falet vetëm mund ti shtojë tesbihet aq sa të dojë dhe sa më shumë të shtojë aq më mirë është. Hadithet e sakta në zgjatjen e sexhdes tregojnë për këtë gjë. Po ashtu edhe imami nëse ata që i ka mbrapa nuk i mundon zgjatimi. Këtë e ka thënë Sheukani dhe Sejjid Sabik në librin Fikh Es-Sunneh.

Dhikri, lutjet dhe madhërimet e sexhdes.

Profeti -alejhi selam- ka përmendur lloje të ndryshme prej madhërimeve dhe duave nganjëherë këtë dhe nganjëherë atë:

1 “Subhane Rabijel-Eala -tre  herë-”[17].

Dhe “nganjëherë e përsëriste më shumë se kaq”.

Ai një herë i ka përsëritur shumë në namazin e natës derisa sexhdja e tij gati u barazua me qëndrimin e tij në këmbë, ku kishte lexuar tre sure nga të gjatat [El-Bekara], [En-Nisa], [Ali Imran] ku mes tyre kishte dua dhe istigfar.

2- “Sbhane Rabijel-Eala ue bihamdihi”[18]

3- “Subbuhun Kuddusun Rabbul-Melaiketi uer-ruh”[19].

4- “Subhanekellahume rabena ue bihamdike, Allahume igfir lij” ai e shtonte këtë gjë në ruku dhe suxhud duke pasuar porositë e kuranit.[20]

5- “Allahume leke sexhedtu, ueb ike amentu, ue leke eslemtu, ue ente rabij, sexhede uexhhij liledhij khalekahu ue sauerahu fe ahsene suerahu, ue shekka semahu, ue basarahu, fe tebarekallahu ahsenul-khalikijn”[21]

6- “Allahumm igfir lij dhenbij kul-lehu dikkahu ue xhul-lehu, euelehu ue akhirahu, alnijetehu ue sirrahu”[22]

7- “Sexhede leke seuadij ue khajalij, ue amene bike fuadij, ebu’u biniametike aleje hadhihi jedij ue ma xhnejtu ala nefsij”[23]

8- “Subhane dhil-xheberuti uel-melekuti uel-kibrijai uel-adhame”[24] këtë dhe çvjen më pas e thoshte në namazin e natës.

9- “Subhaneke Allahhume ue bihamdike la ilahe il-la ente”[25]

10- “Allahumme igfir lij ma esrartu ue ma ealentu”[26]

11- “Allahumme ixhal fij kalbij nura, ue fij lisanij nura, ue ixhal fij semij nura, ue ixhal fij basarij nura, ue ixhal min tahtij nura, ue ixhal min feukij nura, ue an jeminij nura, ue an jesarij nura, ue ixhal emamij nura, ue ixhal khalfij nura, ue ixhal fij nefsij nura, ue eadhim lij nura”[27]

12- “Allahumme eudhu bi ridake min sekhatike, ueb i muafatike min ukubetike, ue eudhu bike minke, la uhsij henaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsike”[28]

Ndalimi nga leximi i Kuranit në sexhde.

Transmetohet nga Ibn Abasi -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “unë jam ndaluar të lexoj kuranin në ruku dhe në sexhde”[29]

Mirësia e sexhdes dhe nxitja për të.

Transmetohet nga Madan bin Ebij Talha se ka thënë: Kam takuar Theuban shërbëtorin e Profetit alejhi selam dhe i thash: Më trego për një punë që ta bëj dhe të më fusë Allahu në xhenet ose i thash për punën më të dashur për Allahun dhe ai heshti, pastaj e pyeta përsëri dhe ai heshti pastaj e pyeta për së treti dhe ai më tha: e kam pyetur për të profetin -alejhi selam- dhe më ka thënë: “Shtoji sexhdet për Allahun sepse ti nuk bën ndonjë sexhde veçse Allahu ka për të ngritur për të një grade dhe ka për të hequr për të një gabim”. Madani thotë: Më pas jam takuar me

Ebu Dardanë dhe e pyeta për të njëjtën pyetje dhe më ka thënë siç më thaTheubani.[30]

Transmetohet nga Rabia bin Kab El-Eslemij se ka thënë: “E kam pas kaluar natën me profetin -alejhi selam- dhe i sillja atij ujin e abdesit dhe ujin e shpëlarjes dhe ai më tha: Kërko (diçka si shpërblim)! Unë i thash: Kërkoj shoqërimin tënd në xhenet! Ai më tha: Gjë tjetër! I thash: Vetëm këtë. Ai më tha: Atëherë më ndihmo për këtë gjë duke shtuar sexhdet![31]

Transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Robi më afër me Allahun është kur është në sexhde, prandaj shtoni në të duatë[32].

Dhe në hadith: “Nuk ka njeri prej ymetit tim veçse do ta njoh ditën e kiametit. Ata thanë: si do ti njohësh o i dërguari i Allahut, mes gjithë krijesave? Ai tha: ke parë kur hyn në një vathë kuajsh ku ka kuaj të zinj të pastër dhe kuaj me balë në kokë dhe në këmbë? A nuk do ti dalloje prej tyre? Ata i thanë: sigurisht. Atëherë ai tha: ymeti im atë ditë do të jenë me balë në ballë nga sexhdet dhe me me balë në këmbë nga abdesi”[33]

Enciklopedia e thjeshtuar e Fikhut

Autor Husejn Auajsheh (Allahu e ruajtë)

Përktheu Teuta Xeka

 

[1] E transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi duke e saktësuar dhe pajtohet me të Dhehebiu.

[2] E transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu duke e saktësuar atë së bashku me Ibn El-Mulekin.

[3] E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai me zinxhir të saktë.

[4] E transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu duke e saktësuar atë së bashku me Ibn Mulekin.

[5] E transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi me zinxhir të saktë.

[6] E transmeton Ibn Khuzejme me zinxhir të saktë.

[7] E transmeton Bejhakiu, Ibn Ebij Shejbe dhe Hakimi duke e saktësur dhe pajtohet me të Dhehebiu.

[8] E transmeton Buhariu, Ebu Daudi dhe Ibn Rahauejhi.

[9] E transmeton Tahauiu, Ibn Khuzejme dhe Hakimi duke e saktësuar dhe pajtohet me të Dhehebiu.

[10] E transmeton Bejhakiu me zinxhir të saktë.

[11] E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu duke e saktësuar atë, Nesaiu dhe Ibn Maxhe.

[12] E transmeton Buhariu me zinxhirë të varur dhe Muslimi.

[13] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[14] E transmeton Muslimi, Ebu Auane dhe Ibn Hibban.

[15] E transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe me zinxhir të saktë.

[16] E transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ahmedi.

[17]E transmeton Ahmedi Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Darakutni, Tahauij, Bezzari, Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.

[18] E transmeton Ebu Daudi, Darakutni, Ahmedi, Taberanij, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.

[19] E transmeton Muslimi.

[20] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[21]E transmeton Muslimi, Ebu Auane, Tahauij dhe Darakutnij.

[22]E transmeton Muslimi.

[23] E transmeton Ibn Nasir, Bezzari dhe Hakimi duke e saktësuar dhe nuk pajtohet me të Dhehebiu por ka hadithe që dëshmojnë për të.

[24] E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai me zinxhir të saktë.

[25] E transmeton Muslimi pa fjalën [Allahumme].

[26] E transmeton Ibn Ebij Shejbe, Nasai, Hakimi duke e saktësuar atë dhe pajtohet me të Dhehebiu.

[27] E transmeton Muslimi.

[28] E transmeton Muslimi.

[29] E transmeton Muslimi.

[30] E transmeton Muslimi.

[31] E transmeton Muslimi.

[32] E transmeton Muslimi.

[33] E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Dosje:

Loading...