Pirja e ujit në këmbë!
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush pi në këmbë, atëherë le ta vjellë”.
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Ajo që behet e qartë –Allahu e di më së miri- është se ky hadith është agroguar, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka pirë duke qenë në këmbë disa herë dhe nuk e vjellur atë.
Po ashtu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Disa njerëz thonë se nuk lejohet të pihet duke qenë në këmbë. Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj duke thënë: Jo, kjo është gabim. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka pirë duke qenë në këmbë po ashtu dhe ulur. Pirja në këmbë është e lejuar, porse më e mira është kur pi ulur.
Ngase saktësohet nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të dyja format e pirjes (ulur dhe në këmbë). Rregulli thotë: “Nëse ai urdhëron për diçka pastaj vepron të kundërtën e saj kjo tregon dhe urdhri nuk është obligim, por është më e mira”.
El-Feuaidul ilmijeh mined-durus el-bazijeh vëll. 2
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen