Trokitje në dyert e muajit Shaban!

Po trokasim në dyert e muajit Shaban, muaji para Ramazanit!
Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai është një muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit ndaj të cilit njerëzit janë të hutuar. Ai është muaj në të cilin ngrihen veprat tek Zoti i çdo gjëje, ndaj dua që kur të ngrihet puna ime të jem agjërueshëm.”

Shejh Albani e konsideron hadith hasen në ‘Sunen en Nesai’, me nr. 2356.

Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Për agjërimin e Shabanit kanë thënë se është si stërvitje për agjërimin e Ramazanit, në mënyrë që mos të hyjë njeriu në Ramazan (agjërimin e tij) me vështirësi e mundim por të jetë ushtruar me agjërim, të jetë mësuar me të, t’a ketë shijuar ëmbëlsinë e agjërimit që në Shaban, e të hyjë në Ramazan i fuqishëm e plot vullnet.”

‘Letaif el mearif’: 191-193.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Nuk e kam parë Profetin (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) të agjërojë ndonjë muaj të plotë përveç Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërojë në ndonjë muaj tjetër më shumë sesa në Shaban.”

صحيح مسلم – كتاب الصيام- باب صيام النبي صلى الله عليه وسلم في غير رمضان – حديث:‏2028‏

Sahihu i Muslimit – libri i agjërimit

Kapitulli: Agjërimi i Profetit (alejhi selam) jashtë muajit të Ramazanit. Hadithi me nr. 2028.