Porositë e sures Kehf

April 21, 2017

Porositë e sures Kehf:

“…dhe mos shko pas atij që ia kemi shmangur zemrën nga përmendja Jonë.” (Që nuk e përmend Allahun) Dhe është preokupuar me dynjanë dhe e ka harruar fenë dhe adhurimin e Zotit të tij “sepse çështja e tij është kotësi”, veprimet e tij janë mendjelehtësi, neglizhencë dhe humbje.
Ti mos i shko pas atij dhe mos e duaj atë e as rrugën e tij, e mos iu gëzo gjendjes së tij siç thotë i Lartësuari: “Dhe ti mos ia ngul sytë (mos u kënaq, mos shpreso) gjërave që Ne ua kemi dhënë llojit të tyre (njerëzve të atillë) prej kënaqësive të kësaj bote për t’i sprovuar me to! (Me të vërtetë) Furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe mbetet përgjithmonë!”

 

“Tefsir Ibn Kethir”

Loading...