Mëngjesi i Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) (2)

November 22, 2020

Mëngjesi i Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!). (2)

Kur mbaronte faljen e suneteve të sabahut dhe gruaja e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte zgjuar, ai bisedonte me të me fjalë të këndshme. E çfarë mund të mendosh për një grua të dashur që e fillon shkëlqimin e ditës së saj me një bisedë të këndshme me burrin e saj?

E nëse ajo ishte në gjumë, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) shtrihej nga ana e djathtë e tij derisa shkonte koha e ikametit për faljen e namazit. [1]

Kur Bilali (radijAllahu anhu) shihte se njerëzit ishin mbledhur në xhami, ai shkonte tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe thërriste; Namazi o i Dërguar i Allahut![2] Kështu i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dilte tek njerëzit (për faljen e namazit të sabahut).

Kur dilte nga shtëpia e tij e ngrinte shikimin lart në qiell dhe thoshte: Bismil-lah, teuekeltu alAll-llah[3]. All-llahumme inni eudhubike en edil-le ue udal-le, eu ezil-le ue uzel-le, en edhlime eu udhleme, en exh-hele eu juxh-hele aalejje”.[4]

Kur hynte në xhami ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thoshte: “Bismil-lah, ues selamu ala rasulilah. All-llahumme igfir li dhunubi ue ftah li ebuabe rahmetike[5]! Eudhu bil-lahil-adhim ue biuexhhihil-kerim ue sultanihil-kadim minesh-shejtanir-rraxhim!”[6]

Kur Bilali (radijAllahu anhu) e shihte Profetin (alejhi selam) të hynte në xhami, thërriste ikametin për faljen e namazit.[7] Dhe kur sahabët (radijAllahu anhum) e shihnin atë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ngriheshin për faljen e namazit.[8]

Ndonjëherë ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dilte për faljen e namazit dhe koka i pikonte ujë për shkak të gusulit. Po ashtu ndodhte që ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bëhej gati për fillimin e namazit, dhe më pas kujtohej se ishte xhunub dhe s’kishte marrë gusul dhe u thoshte sahabëve; “Qëndroni në vendet tuaja!”

Kështu ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) shkonte në shtëpinë e tij, merrte gusul dhe pastaj vinte në xhami t’u printe njerëzve në namaz, ndërsa koka i pikonte ujë.[9]

Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk i fshihte këto gjëra dhe nuk ndihej në siklet, sepse ai ishte njeri si gjithë të tjerët dhe në jetën e tij njerëzit shihnin pasqyrimin e përditshmërive të jetës së tyre.

… vijon …

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Shih “Musnedin” e Humejdit (175), “Sahihun” e Buhariut (1161 dhe 1168), “Sahihun” e Muslimit (743), “Sunenu Ebi Daud” (1263), “Xhamiut-Tirmidhi” (418), “Sahihun” e Ibën Huzejmeh (1122) etj.
[2] Shih “Musnedin” e Ahmedit (2572), “Sunenu En-Nesai” (686), “Es-Sunenul-Kubra” (399, 1338 dhe 1650) të Nesaiut etj.
[3] “… la haule ue la kuvete il-la bil-lah”. Shih “Sahihu Et-Tirmidhi”. Sh.p.
[4] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (1712 dhe 1735), “Musnedin” e Ahmedit (26616, 26704 dhe 26729), “Sunenu Ebi Daud” (5094), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (3427), “Sunenu Ibën Maxhe” (3884), “Sunenu En-Nesai” (5486 dhe 5539) etj.
[5] 4 Hadith autentik. Ibën Maxheh (771).
[6] Shih “Musnedin” e Ahmedit (26416, 26417 dhe 26419), “Sunenu Ebi Daud” (466), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (314), “Sunenu Ibën Maxhe” (771) etj. “Sahihul-Xhami”.
[7] Shih “Musnedin” e Ahmedit (20804 dhe 20852), “Sahihun” e Muslimit (606), “Sunenu Ebi Daud” (537), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (202), “Sahihun” e Ibën Huzejmeh (1525) etj.
[8] Bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të thirret ikameti për faljen e namazit, mos u ngrini derisa të më shihni mua se dola”. Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (622), “Musnedin” e Ahmedit (22533, 22581 dhe 22587), “Sahihun” e Buhariut (637, 638 dhe 909), “Sahihun” e Muslimit (604), “Saunenu Ebi Daud” (539-540), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (592) etj.
[9] Shih “Musnedin” e Ahmedit (7238, 7804 dhe 8466), “Sahihun” e Buhariut (939), “Sahihun” e Muslimit (605), “Sunenu Ebi Daud” (235), “Sunenu En-Nesai” (792 dhe 809), “Sahihun” e Ibën Huzejme (1628) etj.

Dosje:

Loading...