Mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (2)

Mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (2)

Kur mbaronte namazin, faljen e suneteve të sabahut, dhe gruaja e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte zgjuar, ai bisedonte me të me fjalë të këndshme. E çfarë mund të mendosh për një grua të dashur që e fillon shkëlqimin e ditës së saj me një bisedë të këndshme me burrin e saj?

E nëse ajo ishte në gjumë, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shtrihej nga ana e djathtë e tij derisa shkonte koha e ikametit për faljen e namazit.[1]

Kur Bilali radijAllahu anhu shihte se njerëzit ishin mbledhur në xhami, ai shkonte tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe thërriste ‘namazi o i Dërguari i Allahut!’[2] Kështu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dilte tek njerëzit (për faljen e namazit të sabahut).

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur dilte nga shtëpia e tij e ngrite shikimin lart në qiell dhe thoshte: “Bismil-lah, tevekkeltu alAll-llah[3]. All-llahumme inni e’udhubike en edil-leeu udal-le, eu ezil-leeu uzel-le,eu edhlime eu udhleme, eu exh-hele eu juxh-hele aalejje”.[4]

Kur hynte në xhami ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “Bismil-lah, ues selamu ala rasulilah. All-llahumme igfirli dhunubi ue ftah li ebuabe rahmetike[5], eudhu bil-lahil-adhim ue biuexh-hihil-kerim ue sultanihil-kadim minesh-shejtanir-rraxhim”.[6]

Kur Bilali radijAllahu anhu e shihte Profetin alejhis-selam të hynte në xhami, thërriste ikametin për faljen e namazit.[7] Dhe kur sahabët radijAllahu anhu e shihnin atë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ngriheshin për faljen e namazit.[8]

Ndonjëherë ai sal-lAllahu alejhi ue sle-lem dilte për faljen e namazit dhe koka i pikonte ujë për shkak të gusulit. Po ashtu ndodhte që ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bëhej gati për fillimin e namazit dhe më pas kujtohej se ishte xhunub dhe s’kishte marrë gusul. Dhe u thoshte sahabëve “qëndroni në vendet tuaja!”.

Kështu ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkonte në shtëpinë e tij e merrte gusul dhe pastaj vinte në xhami duku u prirë njerëzve në namaz ndërsa koka i pikonte ujë.[9]

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk i fshihte këto gjëra dhe nuk ndjehej në siklet, sepse ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte njeri si gjithë të tjerët dhe në jetën e tij njerëzit shihnin pasqyrimin e përditshmërive të jetës së tyre.

…vijon…

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Shih “Musnedin” e Humejdit (175), “Sahihun” e Buhariut (1161 dhe 1168), “Sahihun” e Muslimit (743), “Sunenu Ebi Daud” (1263), “Xhamiut-Tirmidhi” (418), “Sahihun” e Ibën Huzejmeh (1122) etj.
[2] Shih “Musnedin” e Ahmedit (2572), “Sunenu En-Nesai” (686), “Es-Sunenul-Kubra” (399, 1338 dhe 1650) të Nesaiut etj.
[3] “…la haule ue la kuvete il-la bil-lah”. Shih “Sahihu Et-Tirmidhi”. Sh.p.
[4] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (1712 dhe 1735), “Musnedin” e Ahmedit (26616, 26704 dhe 26729), “Sunenu Ebi Daud” (5094), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (3427), “Sunenu Ibën Maxhe” (3884), “Sunenu En-Nesai” (5486 dhe 5539) etj.
[5] 4 Hadith autentik. Ibën Maxheh (771).
[6] Shih “Musnedin” e Ahmedit (26416, 26417 dhe 26419), “Sunenu Ebi Daud” (466), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (314), “Sunenu Ibën Maxhe” (771) etj. “Sahihul-Xhami”.
[7] Shih “Musnedin” e Ahmedit (20804 dhe 20852), “Sahihun” e Muslimit (606), “Sunenu Ebi Daud” (537), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (202), “Sahihun” e Ibën Huzejmeh (1525) etj.
[8] Bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të thirret ikameti për faljen e namazit, mos u ngrini derisa të më shihni mua se dola”. Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (622), “Musnedin” e Ahmedit (22533, 22581 dhe 22587), “Sahihun” e Buhariut (637, 638 dhe 909), “Sahihun” e Muslimit (604), “Saunenu Ebi Daud” (539-540), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (592) etj.
[9] Shih “Musnedin” e Ahmedit (7238, 7804 dhe 8466), “Sahihun” e Buhariut (939), “Sahihun” e Muslimit (605), “Sunenu Ebi Daud” (235), “Sunenu En-Nesai” (792 dhe 809), “Sahihun” e Ibën Huzejmeh (1628) etj.