Prej duave që thuhen në fillim të namazit

Prej duave qe thuhet ne fillim te namazit

Nga Ali bin Ebi Talib se ka thënë: “Kur Profeti ﷺ ngrihej për t’u falur, thoshte: “E drejtoj fytyrën time nga Ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën, duke qenë i sinqertë dhe musliman i pastër dhe nuk jam nga idhujtarët. Vërtet, namazi im, adhurimi im, vdekja dhe jeta ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve, i Cili është i pashoq. Për këtë jam urdhëruar dhe unë jam nga muslimanët. O Zoti im! Ti je i Gjithëpushtetshmi, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Ti je Zoti im, e unë robi yt. Unë i kam bërë padrejtësi vetvetes dhe e pranoj gjynahun tim. M’i fal mua të gjitha gjynahet e mia, sepse askush nuk mund t’i falë gjynahet përveç Teje. Më udhëzo në moralet më të mira, sepse askush përveç Teje nuk udhëzon në to. M’i largo veset e këqia, sepse askush përveç Teje nuk mund të m’i largojë ato! Unë të përgjigjem dhe të bindem vetëm Ty. E gjithë e mira është në Dorën Tënde, kurse e keqja nuk të adresohet Ty. Unë qëndroj vetëm nga Ty dhe Ti je synimi dhe kthimi im. I Bekuar dhe i Lartëmadhëruar je Ti. Vetëm Ty të kërkoj falje dhe tek Ti kthehem me pendim.”

Kurse kur ishte në ruku, thoshte: “O Zoti im! Ty të përulem, tek Ti besoj, Ty të nënshtrohem. Dëgjimi, shikimi, truri, kockat dhe nervat e mia të nënshtrohen vetëm Ty.”

Kur ngrinte kokën nga rukuja, thoshte: “O Zot! Zoti ynë, falënderimi të përket Ty, falënderim që mbush qiejtë dhe që mbush Tokën, dhe që mbush çdo gjë që Ti dëshiron.”

Kur bënte sexhden, thoshte: “O Zot! Për ty bëj sexhde, Ty të besoj dhe ty të dorëzohem. Fytyra ime i përulet në sexhde Atij që e krijoi dhe i dha formë asaj, që çau dëgjimin dhe shikimin e saj. I Madhëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë!”

Ndersa fjalët që thoshte mes teshehudit dhe dhënies së selamit, ishin: “O Zot, më fal mua ato që kam bërë dhe ato që do të bëj, ato që i kam fshehur dhe ato që i kam publikuar, ato që i kam tepruar dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti je Nxituesi dhe Ti Vonuesi (i gjërave duke i vënë në vendin e vet). Nuk ka të adhuruar tjetër me te drejte përveç Teje.”

E transmeton Ahmedi (1/94), Muslimi me nr. (771) dhe Et-Tirmidhi me nr. (3421).

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: A eshte kjo dua e posaçme vetem per namazin e nates apo eshte e pergjithshme?

Pergjigje: Ne hadith thuhet: “Kur Profeti ﷺ ngrihej per t’u falur…” dhe nisur nga kjo disa dijetarë (Allahu i mëshiroftë!) kane gabuar kur thane se kjo lutje thuhet ne namazin e nates.

Shkaku i gabimit te tyre eshte se Muslimi -njeri prej transmetuesve te tij- e ka permendur kete hadith ne namazin e nates. Prandaj menduan se ky hadith ka te beje me namazin e nates. Por e verteta eshte se kjo lutje thuhet ne namazin e nates dhe po ashtu ne namazin e dites, ne namazin farz dhe ne ate vullnetar. Porse kjo eshte prej llojeve te tjera te duave qe thuhen ne fillimin e namazit.

Et-Taliku ala el-munteka vell. 1

Përktheu: Unejs Sheme