Secili njeri posedon privatësinë dhe sekretet e tij. Për këtë arsye Islami e ka ligjëruar marrjen leje dhe e ka ndaluar përgjimin e të tjerëve. E gjithë kjo për të ruajtur dinjitetin e të tjerëve dhe për të respektuar privatësinë e tyre.
Në kohën e bumit të informacioneve sekreti i dikujt tashmë fluturon anë e mbanë botës në sekonda të numëruara. Si rrjedhojë u cënua privatësia, sekretet u përhapën dhe e drejta e të tjerëve humbi. Pirateria e adresave dhe forumeve të ndryshme konsiderohet krim. Vjedhja e adresave të email- it dhe të dhënat e përdoruesve konsiderohen krim. Cënimi dhe prishja e të dhënave të përdoruesve dhe shfaqja e përmbajtjeve pa lejen e përdoruesit konsiderohet krim.
Në një hadith Profeti, alejhi salatu ues selam, thotë: “Ai që gjurmon të metat e vëllait të tij musliman Allahu do t’i gjurmojë të metat e tij. E atij që Allahu ia gjurmon të metat, e turpëron qoftë dhe brenda shtëpisë së tij.” E transmeton Ahmedi dhe e saktëson Albani.
Një musliman i zgjuar gjithmonë duhet të jetë syçelë dhe duhet të marrë të gjitha masat që ruajnë privatësinë dhe sekretet e tij.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Shpjegimi i librit “Mburoja e Muslimanit” – 5 – Udha e Besimtarëve
- Suneti është shpallje nga Allahu sikurse Kurani – 1 – Udha e Besimtarëve
- Përmendja e shpeshtë e Allahut Dr. Fatmir Strumi