Profesori dhe nxënësi i zgjuar

Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Tipet e budallenjve janë më të shumtë sesa llojet e hurmave (arabe).” “El-Ihkam fi Usulil-Ahkam”, vëll. 4.

Një student hyri në sallën e provimit rreth zoologjisë me bindjen se do merrte notë të mirë pasi kishte mësuar. Kur mori fletën e provimit u ul dhe vështroi pyetjet por mbeti i shtangur për shkak se fleta ishte e mbushur me këmbë shpendeëh, dhe ai duhej të gjente emrin e shpendit duke u nisur nga këmbët e tyre.

U mërzit shumë dhe u ngrit duke e dorëzuar fletën të pa plotësuar, dhe i tha profesorit të lëndës: Zoti të dhëntë atë që meriton për pyetjet që kishe formuluar.

Profesori i inatosur i’a ktheu: As mos e ço ndërmend se do kalosh në lëndën time.

Kur studenti po largohej profesori vërejti se ai nuk e kishte shkruar emrin te fleta e provimit, dhe i tha: Prit. Si e ke emrin se nuk e ke vendosur tek fleta.

Studenti ngriti pantallonat dhe i tha: Gjeje nga këmbët emrin tim.

Përktheu: Unejs Sheme