Pse feja Islame u quajt me këtë emër?

January 8, 2018

Pyetje: Pse feja Islame u quajt me këtë emër?

Përgjigje: Sepse ai i cili hyn në këtë fe i është nënshtruar Allahut dhe ia ka dorëzuar veten Atij, ashtu sikurse i është nënshtruar çdo gjëje prej ligjeve që vijnë nga Allahu dhe i dërguari i Tij, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të.

Allahu i Lartësuat thotë: “Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten.” |El Bekare: 130|

Dhe thotë: “Kur Zoti i tij i tha: Përulu! – Ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!” |El Bekare: 131|

Gjithashtu ka thënë: “Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as nuk do të pikëllohen.” |El Bekare: 112|

 

Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike

Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Nënkryetar: AbduRrazak Afifi

Anëtar: Abdullah Kaud

Anëtar: Abdullah Gudejan

Përktheu: Ylli Rama

Dosje:

Loading...