Punët më të dashura tek Allahu!

July 30, 2021

Punët më të dashura tek Allahu!

  – Pjesa parë e hytbes

الْحَمْدُ لِلَّهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ، وَنَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا، وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا، مَنْ يَهْدِهِ اللَّهُ فَلَا مُضِلَّ لَهُ، وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَا هَادِيَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا * يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا﴾ [الْأَحْزَابِ: 70-71].

أَمَّا بَعْدُ: فَإِنَّ أَصْدَقَ الْحَدِيثِ كِتَابُ اللَّهِ تَعَالَى، وَخَيْرَ الْهَدْيِ هَدْيُ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَشَرَّ الْأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا، وَكُلَّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٌ، وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ، وَكُلَّ ضَلَالَةٍ فِي النَّارِ.

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Atij i kërkojmë falje dhe e lusim që të na mbrojë nga të këqijat e veteve dhe pasojat e veprave tona. Kë e udhëzon Allahu në rrugë të drejtë nuk ka kush e devijon, dhe kë e lë Allahu në humbje nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, të Vetëm dhe të pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

O ju që besoni! Kini frikë Allahun dhe flisni gjithmonë të vërtetën. Kështu, Allahu do t’ua përmirësojë veprat tuaja dhe do t’ua falë gjynahet. (Dijeni se) Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij ka arritur një fitore të madhe.” (El-Ahzab: 70-71).

 

E si vijim:

Fjala më e vërtetë është Fjala e Allahut (Libri i Tij) dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Punët më të këqija janë sajesat në fe pasi çdo sajesë konsiderohet bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të çon në Zjarrin e Xhehenemit. Allahu na ruajt prej tij!

Të nderuar besimtarë! Çdo besimtar që e do Allahun përpiqet të zgjedhë ato fjalë, të veprojë ato vepra dhe të përfitojë nga ato vende që janë të dashura për Allahun e Lartësuar, si dhe të pajiset me cilësitë që e kënaqin Atë. Ai person e kupton se nuk është i njëjtë ai që shkoi Rrugës së Allahut njësoj me dikë që jetoi pa asnjë udhëzim.

Tek Allahu çdo vepër e mirë është e dashur, qoftë ajo fjalë apo punë e vyer, ngase Ai i do veprat për të cilat ka urdhëruar dhe i urren veprat që ka ndaluar. Mirëpo, përmendja me tekst specifikisht e diçkaje për të treguar se ajo vepër është e dashur për Allahun e Lartësuar, tregon rëndësinë që ka tek Ai, ose është nxitje dhe përkujtim për njerëzit e pavëmendshëm në mënyrë që t’u tërheqë vëmendjen t’i kushtojnë edhe më shumë kujdes.

Në lidhje me pyetjen se: “Cilat janë veprat më të dashura tek Allahu?”- kanë ardhur hadithe të shumta ku në krye të të cilave qëndron kryerja e farzeve. Ngase Allahu i Plotfuqishëm nuk e ka bërë një vepër farz (të detyrueshme) për robërit e Tij vetëm se Ai e ka dashur që ajo vepër të vihet në zbatim nga robërit e Tij besimtarë, ashtu si ka thënë në një hadith Kudsij: «Nuk më është afruar robi im me asnjë prej veprave që më pëlqejnë më shumë sesa me ato që Unë i’a kam bërë farz (të detyrueshme).» Transmeton  Buhariu.

Prej veprave farz më të rëndësishme, më të nderuara dhe më të mira është falja e namazit. Prandaj, të shumta kanë ardhur tekstet që tregojnë se sa shumë e dëshiron Allahu kryerjen e namazeve dhe sa shumë i do vendet e kryerjes së tyre (xhamitë). Në një hadith që e transmeton Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) është transmetuar se ka thënë: “ E pyeta të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): Cila vepër është më e dashur tek Allahu? Më tha:«أَيُّ الْعَمَلِ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ: الصَّلَاةُ عَلَى وَقْتِهَا» – «Falja e namazit në kohën e vet!» (Mutefekun alejhi.)

Le të meditojmë rreth këtij hadithi madhështor në lidhje me rëndësinë dhe mirësinë e madhe që ka falja e namazit, si dhe të bëjmë krahasimin me mangësinë e treguar prej shumicës së njerëzve në lidhje me të, prej të cilëve ka që u ka humbur namazi me xhemat, ka që e vonojnë atë duke mos e falur në kohën e vet, veçanërisht namazin e sabahut. Ndërkohë që në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «إِنَّ أَحَبَّ الْعَمَلِ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ تَعْجِيلُ الصَّلَاةِ لِأَوَّلِ وَقْتِهَا»  – «Vepra më e dashur tek Allahu i Lartësuar është të falësh namazin sapo të hyjë koha e tij.» Transmeton Ahmedi.

Meqënëse namazi ishte vepra më e dashur tek Allahu, automatikisht edhe vendet në të cilat kryhen këto namaze janë vendet më të dashura për Të, siç ka ardhur në një hadith të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «أَحَبُّ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ مَسَاجِدُهَا، وَأَبْغَضُ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ أَسْوَاقُهَا» – «Vendet më të dashura për Allahun në tokë janë xhamitë, dhe vendet më të urryera për Allahun në tokë janë tregjet.» Transmeton Muslimi.

Po ashtu, falja e namazit me xhemat të madh është më e mirë se me xhemat të vogël. Kështu që namazi që falet në ato xhamia ku njerëzit shtyhen për t’u falur, është shumë herë më i mirë se ai që falet në ato xhamia ku xhemati  është i pakët, bazuar në hadithin e transmetuar nga Ubej ibën Keab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «…صَلَاةُ الرَّجُلِ مَعَ الرَّجُلِ أَزْكَى مِنْ صَلَاتِهِ وَحْدَهُ، وَصَلَاةُ الرَّجُلِ مَعَ الرَّجُلَيْنِ أَزْكَى مِنْ صَلَاتِهِ مَعَ الرَّجُلِ، وَمَا كَانُوا أَكْثَرَ فَهُوَ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ » – « Namazi i një burri me një burrë tjetër është më i mirë se falja e namazit të tij i vetëm, ndërsa namazi i një burri me dy burra të tjerë është më i mirë se namazi i tij vetë i dyti, dhe se sa më shumë të jenë ata që falen aq më i dashur është namazi i tij tek Allahu i Lartësuar.» Transmeton Nesaiu.

Prej namazeve nafile (vullnetare) dhe agjërimit vullnetar më i dashuri tek Allahu është namazi dhe agjërimi vullnetar i Daudit (alejhi selam), siç ka ardhur në një hadith nga Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i është drejtuar duke i thënë: «أَحَبُّ الصَّلَاةِ إِلَى اللَّهِ صَلَاةُ دَاوُدَ عَلَيْهِ السَّلَامُ، وَأَحَبُّ الصِّيَامِ إِلَى اللَّهِ صِيَامُ دَاوُدَ، وَكَانَ يَنَامُ نِصْفَ اللَّيْلِ وَيَقُومُ ثُلُثَهُ، وَيَنَامُ سُدُسَهُ، وَيَصُومُ يَوْمًا، وَيُفْطِرُ يَوْمًا»  – «Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit (alejhi selam) dhe agjërimi më i dashur tek Allahu është po agjërimi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës dhe falej një të tretën e saj, pastaj flinte një të gjashtën e saj. Një ditë agjëronte dhe një ditë nuk agjëronte.» Mutefekun alejhi.

Fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar janë përmendja dhe lartësimi i Tij, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): «أَيُّ الْأَعْمَالِ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ: أَنْ تَمُوتَ وَلِسَانُكَ رَطْبٌ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ» – «Cilat janë veprat më të dashura tek Allahu? Tha: Të të gjejë vdekja dhe gjuha jote të jetë e lagur nga përmendja e Allahut.» E saktësoi Ibën Hibani.

Po ashtu, dhikri dhe përmendja më e dashur tek Allahu është ajo që është transmetuar në hadithin e Semurate ibën Xhundub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «أَحَبُّ الْكَلَامِ إِلَى اللَّهِ أَرْبَعٌ: سُبْحَانَ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ. لَا يَضُرُّكَ بِأَيِّهِنَّ بَدَأْتَ»  – «Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: Subhanallah (i Pastër e larg të metave është Allahu), Elhamdulilah (falënderuar qoftë Allahu), La ilahe ilAllah (nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut), dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk është problem me cilëndo që të fillosh prej tyre.» Transmeton Muslimi.

Prej veprave më madhështore që Allahu i ka mundësuar robit të Tij është që të dominojë në gjuhën e tij ai fjalor dhe ato fjalë që e kënaqin Allahun e Lartësuar, siç është; dhikri (përkujtimi) i Allahut, lartësimi i Tij, falënderimi i Tij, madhërimi i Tij dhe thënia ‘La ilahe ilAllah’.

Prej dhikrit të Allahut të Lartësuar është edhe recitimi i Kuranit Fisnik, siç është përmendur në një hadith ku tregohet se përmendja më e dashur tek Allahu janë disa sure nga Kurani, siç transmeton Ukbe ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “U ula pranë Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe i thashë: O i Dërguar i Allahut, ma lexo mua suren Hud dhe suren Jusuf. Ai më tha: يَا عُقْبَةُ، إِنَّكَ لَنْ تَقْرَأَ مِنَ الْقُرْآنِ سُورَةً أَحَبَّ إِلَى اللَّهِ وَلَا أَبْلَغَ عِنْدَهُ مِنْ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ – O Ukbe, ti nuk ke për të gjetur të lexosh sure më të dashur për Allahun dhe më madhështore tek Ai sesa leximi i sures “Kul eudhu birabil-felek – (Thuaj: Kërkoj mbrojtjen e Zotit të fillesës)”» Transmeton Ahmedi dhe Darimiu.

Xhihadi më i dashur tek Allahu i Lartësuar është; thënia e së vërtetës dhe shpalosja e saj përpara atij që ke frikë se mos të bën keq, largimi i një të keqeje prej tij, pengimi i një fitneje apo i një belaje, siç ka ardhur në hadithin e Ebu Umames (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «أَحَبُّ الْجِهَادِ إِلَى اللَّهِ كَلِمَةُ حَقٍّ تُقَالُ لِإِمَامٍ جَائِرٍ» – «Xhihadi më i dashur tek Allahu është thënia e së vërtetës përpara udhëheqësit mizor.»

Feja Islame është fe e tolerancës dhe e lehtësisë, prandaj ekstremizmi dhe ashpërsia ka qenë gjithmonë e qortuar në të, mirëpo mbështetja e së vërtetës është më e dashur tek Allahu i Lartësuar. Eshtë transmetuar se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: E pyetën të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, se cila fe (praktikë besimi) është më e dashur tek Allahu? Ai tha: الْحَنِيفِيَّةُ السَّمْحَة – «Ajo fe (praktikë) që është më larg idhujtarisë dhe që është e mëshirshme.» Transmeton Ahmedi

Po ashtu, nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ أَنْ تُؤْتَى رُخَصُهُ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ تُؤْتَى مَعْصِيَتُهُ» – «Vërtet, Allahu e pëlqen që të shfrytëzohen lehtësimet (e Tij) ashtu siç urren që të kryhen gjynahet që e kundërshtojnë Atë.» Transmeton Ahmedi.

Lehtësimi për të cilin bëhet fjalë këtu është ai që vjen nga një fekih studiues, dhe nuk është ai lehtësim që pretendojnë injorantët dhe të humburit.  Nëpërmjet tij ata hedhin poshtë një obligim ose i konsiderojnë të ndaluarat të lejuara, siç bëjnë ndjekësit e qejfeve dhe të injorancës me mjetet e tyre të informacionit për të devijuar masat si dhe për t’i nxjerrë ata nga feja me zbukurimin e kënaqësive dhe me mposhtjen nëpërmjet dyshimeve. Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: «إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَنَا الرُّخْصَةُ مِنْ ثِقَةٍ» – «Dija e vërtetë tek ne është të njohësh se deri ku është lehtësimi, e thënë kjo nga dikush i besueshëm (në mesin tonë).» Po ashtu, transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: «مَا خُيِّرَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَيْنَ أَمْرَيْنِ، أَحَدُهُمَا أَيْسَرُ مِنَ الْآخَرِ، إِلَّا اخْتَارَ أَيْسَرَهُمَا، مَا لَمْ يَكُنْ إِثْمًا، فَإِنْ كَانَ إِثْمًا، كَانَ أَبْعَدَ النَّاسِ مِنْهُ»- «Nuk është përballur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me dy zgjedhje e që ai të mos zgjidhte atë që ishte më e lehtë se tjetra, për aq kohë sa nuk ishte gjynah. E nëse do të ishte gjynah, atëherë ai ishte njeriu më i largët prej saj.» Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Puna më e dashur tek Allahu prej punëve të zemrës është siç ka ardhur në hadithin e Ebu Dherrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: Një ditë prej ditësh na u afrua i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe na tha: «أَتَدْرُونَ أَيُّ الْأَعْمَالِ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ قَائِلٌ: الصَّلَاةُ وَالزَّكَاةُ، وَقَالَ قَائِلٌ: الْجِهَادُ، قَالَ: إِنَّ أَحَبَّ الْأَعْمَالِ إِلَى اللَّهِ الْحُبُّ فِي اللَّهِ، وَالْبُغْضُ فِي اللَّهِ»  – «A e dini se cila punë është më e dashura tek Allahu? Dikush tha: “Falja e namazit dhe dhënia e zekatit”. Dikush tjetër tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut.” Atëherë ai tha: “Vepra më e dashur tek Allahu është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut!» Transmeton Ahmedi.

نَسْأَلُ اللَّهَ تَعَالَى أَنْ يَقْبَلَ مِنَّا وَمِنَ الْمُسْلِمِينَ، وَأَنْ يُوَفِّقَنَا لِمَا يُرْضِيهِ، وَأَنْ يَهْدِيَنَا لِأَحَبِّ الْأَعْمَالِ إِلَيْهِ، وَأَنْ يَجْعَلَنَا مِنْ عِبَادِهِ الصَّالِحِينَ. إِنَّهُ سَمِيعٌ مُجِيبٌ.

بارك الله لي ولكم في القرآن العظيم، ونفعني الله وإياكم بما فيه من الآياتِ والذكرِ الحكيم، أقول ما تسمعون، وأستغفر الله لي ولكم ولجميع المسلمين من كل ذنبٍ، فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم

E lusim Allahun e Lartësuar që të na i pranojë neve dhe të gjithë muslimanëve veprat e mira, dhe të na udhëzojë e japë sukses t’i arrijmë ato vepra që më së shumti i pëlqejnë dhe me të cilat Ai është i kënaqur. Allahu na bëftë prej robërve të Vet vepërmirë! Vërtet, Ai është Dëgjuesi dhe Pranuesi i lutjeve.

Allahu na bekoftë neve dhe juve nëpërmjet Kuranit madhështor, si dhe na sjelltë dobi neve dhe juve me atë që gjendet në të prej ajeteve dhe përkujtimit të tij të urtë! E mbyll me këtë që po dëgjoni, dhe i kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju, si dhe për të gjithë muslimanët për çdo gjynah! Kërkojini falje Atij, sepse vërtet Ai është Falës e i Mëshirshëm.

 

 – Pjesa e dytë e hytbes:

الْحَمْدُ لِلَّهِ حَمْدًا طَيِّبًا كَثِيرًا مُبَارَكًا فِيهِ كَمَا يُحِبُّ رَبُّنَا وَيَرْضَى، وَأَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، صَلَّى اللَّهُ وَسَلَّمَ وَبَارَكَ عَلَيْهِ وَعَلَى آلِهِ وَأَصْحَابِهِ وَمَنِ اهْتَدَى بِهُدَاهُمْ إِلَى يَوْمِ الدِّينِ.

أَمَّا بَعْدُ: فَاتَّقُوا اللَّهَ تَعَالَى وَأَطِيعُوهُ، وَأَحْسِنُوا بَعْدَ رَمَضَانَ كَمَا أَحْسَنْتُمْ فِي رَمَضَانَ؛ فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يُعْبَدُ فِي كُلِّ زَمَانٍ ﴿بَلَى مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِنْدَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ﴾ [الْبَقَرَةِ: 112].

Falënderimi i takon vetëm Allahut, me falënderime dhe me mirënjohje të njëpasnjëshme dhe të shumta siç i takojnë madhështisë së Tij! Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, të Vetëm e të pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kijeni frikën Allahun dhe ndiqni porositë e Tij, si dhe dijeni se Allahu nuk adhurohet vetëm në disa kohë dhe vende të caktuara, por adhurohet në çdo kohë dhe në çdo vend  siç ka thënë në Kuran: بَلَى مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِنْدَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ﴾ [الْبَقَرَةِ: 112] – “Patjetër se kushdo që e përul fytyrën e tij për (të adhuruar) Allahun dhe është bamirës, ai do t’a ketë shpërblimin tek Krijuesi i tij, dhe për të nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë përse të mërziten!” (El-Bekare: 112)

Të nderuar besimarë!

Të gjitha punët e mira që besimtari i bën vazhdimisht tek Allahu janë të dashura, madje edhe nëse ato janë të vogla dhe të pakta tek Allahu janë edhe më të dashura se ato punë që janë të mëdha e të shumta por që janë të rralla. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

«أَحَبُّ الْأَعْمَالِ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ أَدْوَمُهَا وَإِنْ قَلَّ» – «Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme, edhe në qofshin të vogla apo të pakta!» Mutefekun alejhi.

Ndërsa Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: «كَانَ أَحَبُّ الْعَمَلِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الَّذِي يَدُومُ عَلَيْهِ صَاحِبُهُ»” – «Vepra më e dashur tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka qenë ajo vepër që besimtari nuk e linte asnjëherë.» Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ndërsa në një transmetim tjetër tek Ahmedi, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: «كَانَ أَحَبُّ الصَّلَاةِ إِلَيْهِ مَا دَاوَمَ عَلَيْهَا، وَإِنْ قَلَّ، وَكَانَ إِذَا صَلَّى صَلَاةً يُدَاوِمُ عَلَيْهَا» – «Namazi (vullnetar) më i dashur për të ka qenë ai që falej vazhdimisht edhe nëse ishte me pak rekate, madje kur ai falte ndonjë namaz vullnetar nuk e linte asnjëherë.»

Në hadithin e Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) transmetohet se ka thënë: «مَا مَاتَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى كَانَتْ أَكْثَرُ صَلَاتِهِ قَاعِدًا إِلَّا الصَّلَاةَ الْمَكْتُوبَةَ، وَكَانَ أَحَبُّ الْعَمَلِ إِلَيْهِ الَّذِي يَدُومُ عَلَيْهِ الْعَبْدُ، وَإِنْ كَانَ يَسِيرًا» – «Para se të vdiste i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shumicën e namazeve të tij ai i falte ulur përveç namazeve të obliguara (farz), dhe se veprat më të dashura të tij ishin veprat e vazhdueshme që besimtari nuk i linte asnjëherë edhe nëse ishin të pakta dhe të lehta.» Transmeton Ahmedi.

Kjo ngase njeriu nuk e di se kur do t’a gjejë vdekja dhe kur do të kthehet tek Allahu i Lartësuar. Të kthehet tek Allahu në një gjendje duke punuar një punë të paktë por që është e vazhdueshme është më e mirë për të sesa të kthehet tek Ai në një gjendje ku ai ka hequr dorë nga puna.﴿وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ﴾ [الْمُنَافِقُونَ: 11] – “Dhe se Allahu nuk i’a shtyn askujt exhelin kur t’i vijë, dhe dijeni se Allahu është i Mirëinformuar për gjithçka që ju veproni!” (El-Munafikun: 11)

رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ [الأعراف: 23]
Zoti ynë! Ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona dhe se nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron ne me siguri do të jemi prej fatkeqëve!” (El-Earaf: 23)
رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ [البقرة: 201]
– “Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”(El-Bekare: 201)

عباد الله:
إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَالْبَغْيِ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ [النحل: 90].

Robër të Allahut!

Allahu ju urdhëron për drejtësi dhe bamirësi si dhe për ndihmë ndaj atyre që keni afër, dhe ju ndalon prej imoralitetit dhe çdo poshtërsie si dhe bërjen zullum njerëzve. Ai ju këshillon, ndoshta do të përkujtoheni!” (En-Nahl: 90)

فاذكروا الله العظيم الجليل يذكركم، واشكروه على آلائه ونعمه يزِدكم، ولذكر الله أكبر، والله يعلم ما تصنعون.

 

Përshtati: Bashkim Selmani

 

 

 

 

 

Loading...