Punët më të dashura tek Allahu i Lartësuar

October 17, 2017

Transmetohet nga Katade (radijAllahu anhu) nga një burrë prej Khathamit (fis arab) se ka thënë: Shkova te Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndërkohë që ai ishte me një grup sahabësh, dhe i thashë: Ti je ai që pretendon se je i Dërguari i Allahut? – Po. – Thashë: O i Dërguar i Allahut! Cila nga punët është më e dashur te Allahu? – “Besimi në Allahun.” – I thashë: O i Dërguar i Allahut! Pastaj cila? – “Pastaj mbajtja e lidhjeve farefisnore.” – Thashë: O i Dërguar i Allahut! Cila nga punët është më e urryer te Allahu? – “Shirku.” – Thashë: O i Dërguar i Allahut! Pastaj cila? – “Pastaj ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” Hadith autentik. E ka nxjerrë Ebu Jala (6839). Hadithin e ka konsideruar të saktë (sahih) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (2522).

Sahabët (radijAllahu anhum) në të shumtën e rasteve e pyesnin Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për punët më të mira, më me vlerë te Allahu i Lartësuar dhe më të dashura tek Ai. Kjo tregon për kujdesin e tyre dhe dijen e madhe për të shtuar njohjen e rrugëve që shpien drejt veprave të mira. Konteksti (formulimi) i pyetjes është tregues madhor që nxjerr në pah mprehtësinë e sahabëve (radijAllahu anhum). Ata pyesin se cila janë punët më të mira dhe më të dashura te Allahu Lartësuar duke e ditur se koha është e shkurtër dhe patjetër duhet të shfrytëzohet duke e mbushur atë me vepra të mira.

Besimi në Allahun kërkon katër gjëra:

  1. Besimin në ekzistencën e Tij.
  2. Besimi në rububijen e Tij
  3. Besimi në uluhijen e Tij.
  4. Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij (esmau ue sifat).

Mbajtja e lidhjeve farafisnore:

Kurtubiu (Allahu e mëhsiroftë) ka thënë: “Umeti është dakortësuar se mbajtja e lidhjeve farafisnore është vaxhib, ndërsa ndërprerja (shkëputja) e tyre e ndaluar (haram).[1]

Prej mirësive të mbajtjes së lidhjeve farafisnore:

Të shton jetën dhe bëhet shkak që personi të ketë begati në furnizim e tij. Argument për këtë është fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush dëshiron t’i shtohet (rritet) pasuria dhe t’i shtohet jeta, atëherë le të mbajë lidhjet farafisnore.”[2]

Pasi sahabët e pyetën Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se cilat janë veprat më të dashura te Allahu i Lartësuar, ata e pyetën dhe për veprat më të urryera tek Ai. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u sqaroi se veprat më të urryera te Allahu i Lartësuar janë shirku dhe ndërprerja (shkëputja) e lidhjeve farafisnore.

Përsa i përket shirkut, Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij.” En-Nisa: 48.

Ndërsa për ndërprejrjen e lidhjeve farafisnore Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.” Muhamed: 22.

Dobitë e hadithit:

  1. Sqarimi se prej punëve më të dashura te Allahu është besimi në Të, dhe se shirku është prej veprave më të urryera.
  2. Nxitja për mbajtjen e lidhjeve farafisnore.
  3. Ndërprerja e lidhjeve farafisnore është prej punëve të këqija dhe të urryera te Allahu i Lartësuar.
  4. Dalja në pah e kujdesit të madh të sahabëve në kohën e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për të pyetur për punët më të dashura te Allahu dhe për veprat më të urryera tek Ai.

 

Përktheu: Unejs Sheme

————————————-

[1] ‘El-Xhamiu el-Ahkam el-Kuran’ vëll. 5.

[2] Buhariu (2067) dhe Muslimi (21/2557) prej hadithit të Enes bin Malik (radijAllahu anhu).

Loading...