Pyetje-përgjigje rreth besimit

July 10, 2017

Pyetja 1: Cilat janë bazat e besimit?

Përgjigje 1: Bazat e besimit janë:  Besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, Profetët e Tij, në ditën e fundit, si dhe besimi në paracaktimin, i mirë apo i keq qoftë ai.

Pyetja 2: Përmend emrat e tre engjëjve.

Përgjigje 2: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili (Paqja e Zotit qoftë mbi ta).

Pyetja 3: Cilët janë Librat e shpallur nga Allahu dhe kujt profeti i janë zbritur?

Përgjigje 3:

    1. Teurati, i cili i zbriti Musait (Paqja qoftë mbi të).
    2. Ungjilli, i cili i zbriti Isait (Paqja qoftë mbi të).
    3. Zeburi, i cili i zbriti Daudit (Paqja qoftë mbi të).
    4. Fletushkat, të cilat i zbritën Ibrahimit dhe Musait (Paqja qoftë mbi ta).
    5. Kurani famëlartë, i cili i zbriti Muhamedit (Paqja qoftë mbi të).

Pyetja 4: Cilët ishin të dërguarit më të dalluar (Ulul azmi)?

Përgjigje 4:

    1. Nuhu (Paqja qoftë mbi të).
    2. Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të).
    3. Musai (Paqja qoftë mbi të).
    4. Isai (Paqja qoftë mbi të).
    5. Muhamedi (Paqja qoftë mbi të).

Pyetja 5: Cilët janë ajetet në fundin e sures El Bekare të cilat preferohet të lexohen çdo natë?

Përgjigje 5: Ato janë dy ajetet e fundit të sures El Bekare:

“Amene Rasulu bi ma unzile ilejhi min Rabbihi uel mu’minun.

Kul-lun amene bil-lahi ue melaiketihi ue kutubihi ue rusulih.

La nuferriku bejne ehadin min rusulih. Ue kalu semia’na ue eta’na, gufraneke Rabena ue iljekel mesir.

La jukelifullahu nefsen il-la vus’aha. Leha ma kesebet ue alejha mektesebet.

Rab-bena la tuakhidhna in nesijna eu ekhta’na!

Rab-bena ue la tehmil alejna isran kema hameltehu alel-ledhine min kablina!

Rab-bena ue la tuham-milna ma la takate lena bih!

Ue’afu an-na, uegfir lena, uerhamna! Ente meulana, fensurna alel kaumil kafirin!”

“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët. Të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.

Ata thonë: Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë o Zoti Ynë dhe tek Ti do të kthehemi.

Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka, në dobi të tij është e mira që bën kurse në dëm të tij është e keqja që punon.

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!

Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë ashtu siç i ngarkove ata para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta mbartim!

Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro!

Ti je Zoti Ynë! Na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”

El Bekare: 285-286.

Pyetja 6: Kur do të ndodhë Kijameti dhe cili është argumenti?

Përgjigje 6: Vetëm Allahu i Madhëruar e di se kur do të ndodhë Kijameti. Askush tjetër përveç Tij nuk e di se kur do të ndodhë dhe argument për këtë është ajeti Kuranor:

“S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kijameti.” Lukman: 34.

Pyetja 7: Cili është vendbanimi i nderimit dhe sa dyer ka?

Përgjigje 7: Vendbanimi i nderimit është Xheneti dhe ka tetë dyer.

Pyetja 8: Cila do të jetë kënaqësia më e madhe në Xhenet?

Përgjigje 8: Kënaqësia më e madhe që do përjetojnë besimtarët në Xhenet do jetë kur të shohin Zotin e Madhëruar.

Pyetja 9: Çfarë i fut më së tepërmi njerëzit në Xhenet?

Përgjigje 9: Devotshmëria ndaj Zotit dhe morali i mirë.

Pyetja 10: Cili është vendi i vuajtjeve, i dënimit dhe i përçmimit? Sa dyer ka?

Përgjigje 10: Vendi i vuajtjeve, i dënimit dhe i përçmimit është xhehenemi (ferri), i cili ka shtatë dyer.

Pyetja 11: Ç’është grada e përsosmërisë në besim (Ihsani)?

Përgjigje 11: Grada e përsosmërisë në besim është ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, e pavarësisht se ti nuk e sheh Ai të shikon ty.

 

Autor: Salim bin Sead Tauil

Përktheu: Edmond Ajdini

Loading...