Shejh Abdurrazak el Bedr (Allahu e ruajttë!): Gjëja më e mirë që përmendet në lidhje me këtë temë është historia e sahabit të nderuar Sab bin Ebi Uekas radijAllahu anhu ue erda.
Ibën Sirini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: I thanë Sad bin Ebi Uekas: “A nuk po lufton?” Kishin për qëllim fitnen dhe luftën që ndodhi mes Muavijes dhe Ali bin Ebi Talib.
Sadi ishte prej atyre që nuk u përfshinë në këtë fitne. Kështu që, i thanë atij: A nuk po lufton? Ti je prej pjesmarrëve të Këshillimit dhe e meriton më shumë se çdo kush tjetër të marrësh pjesë në këtë luftë. Pra, bashkangjitu sepse ti e meriton më së shumti të jesh pjesmarrës në këtë luftë.
Sadi tha: “Nuk luftoj…” dëgjojeni me vëmendje fjalën e tij se ajo përmban urtësi. Tha: “Nuk luftoj derisa të më sillni një shpatë e cila të ketë dy sy, një gjuhë dhe dy buzë (pra, një shpatë që sheh dhe flet)”.
Tha: “Nuk luftoj derisa të më sillni një shpatë e cila të ketë dy sy, një gjuhë dhe dy buzë, e cila e njeh besimtarin nga jobesimtari”. Pra, thotë më sillni një shpatë e cila e njeh besimtarin nga jobesimtari.
“Nëse unë godasë ndonjë besimtarë ajo (shpata) më tregon dhe nuk e vret atë (besimtarin) e nëse godasë jobesimtarin ajo e vret atë.”
Pastaj tha: “Unë kam luftuar dhe e di se çfarë është lufta”.
Ndërsa kjo fitne në të cilën luftojnë muslimanët mes veti duke vrarë njëri-tjetrin, unë nuk futem në të përveçse po më sollët një shpatë e cila të ketë këto cilësi.
Pastaj solli një shembull ku ai radijAllahu anhu thotë: “Shembulli ynë dhe shembulli juaj është si shembulli i një populli të cilët ishin në rrugë të qartë. Derisa ata ishin në këtë gjendje duke ecur, i përfshiu një stuhi me pluhur dhe kështu ata e humbën rrugën. Disa prej tyre thanë: Rruga është nga ana e djathtë. Kështu që e ndoqën atë rrugë dhe humbën.
Disa thanë: Rruga është nga ana e majtë. Kështu që e ndoqën atë rrugë dhe humbën.
Të tjerët thanë: Ne ishim në rrugën e duhur derisa na përfshiu stuhia prandaj do të qëndrojmë këtu ku jemi derisa ajo të pushojë dhe të qartësohet pamja. Ata qëndruan aty derisa pushoi stuhia dhe u qartësua rruga. Këta janë xhemati.
Thanë: Të kapemi fort në atë që la pas i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem derisa ta takojmë atë dhe mos të futemi në fitne”.
Ka qenë prej menhexhit të Sad bin ebi Uekas, Abdullah bin Umer dhe një grupi prej sahabëve se çështja që ndodhi mes Muavijes dhe Aliut nuk zgjidhej me anë të shpatës por me anë të marrëveshjes dhe rishikim të situatës me dialog. E se ajo që ndodhi nga Aliu radijAllahu anhu ishte ixhtihad i tij. Po ashtu dhe nga ana e Muavijes radijAllahu anhu ishte ixhtihad.
Kështu që nuk privohet ai që është përpjekur duke kërkuar të vërtetën dhe të saktën nga shpërblimi i përpjekjes dhe gjetjes të së vërtetës nga përpjekja dhe mosgjetja e të vërtetës, sepse gjynahu i tij është i falur. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur përpiqet gjykatësi (dijetari) dhe gjykon, nëqoftëse ia qëllon të vërtetës ka dy shpërblime ndërsa nëqoftëse gabon ka vetëm një shpërblim”. Buhariu
Prandaj një grup nga sahabët shihnin se zgjidhja në raste të tilla nuk bëhet me anë të shpatës dhe me luftë por me marrëveshje, me largim nga lufta, me bashkimin e fjalës dhe gjërave të ngjashme.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Llojet e ajeteve të paqarta (Teshabuh) në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Kurani nuk përmban kontradikta Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Urtësia e Allahut në shpalljen e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Qëndrimi i Ehli Sunetit në lidhje për atë që bën gjynahe të mëdha Shejh Abduselam Berxhes
- Besimi në peshoren e veprave tek Ehli Suneti Udha e Besimtarëve