Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, dhe lidhen shejtanët

Shejh Salih el Usajmij (Allahu e ruajtë) thotë: ‘’Më pas autori (Shejh ibn Bazi) përmend se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) i informonte shokët e tij se muaji i Ramazanit; ‘’Është muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, dhe lidhen shejtanët.’’

***

Thënia e tij ‘’ lidhen shejtanët’’ d.m.th. prangosen me zinxhirë, siç është trasmetuar shprehimisht në trasmetimin e Buhariut dhe të Muslimit: ‘’lidhen me zinxhirë’’.

Ka dy mendime në përcaktimin e këtyre shejtanëve:

I pari: Bëhet fjalë për të gjithë shejtanët.

I dyti: Është e veçantë për disa shejtanë.

Ata të cilët kanë thënë se kjo është e veçantë për disa lloje shejtanësh janë ndarë në dy mendime:

I pari: Bëhet fjalë për shejtanët të cilët përgjojnë në qiell. Ky është mendimi i El Hulejmij, autori i librit ‘’El Minhaxh fi Shuabul Ijman’’.

I dyti: Bëhet fjalë për shejtanët e pabindur e kryeneçë (mendjemëdhenj e rebelë). Ky është mendimi i Ebu Bekr ibn Huzejme, autori i librit ‘’Es Sihah’’.

Më i sakti prej këtyre dy mendimeve është se prangosen të gjithë shejtanët çfarëdo lloji qofshin.

Shpjegimi i librit: ”Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe namazit të natës”, i Shejh bin Bazit.

Anis Agovi