Realiteti ynë

Realiteti ynë

– Mangësi në faljen e namazit.

– Shpërfillje ndaj Kuranit.

– Ushqimi i përditshëm: shpifjet dhe përgojimi.

– Përmendja e pakët ose aspak e Allahut të Madhëruar.

– Mosrespektues ndaj prindërve.

– Më shumë vlen puna me traditën e njerëzve sesa puna me Sunetin profetik.

– Toleranca në bërjen e mëkateve.

– Dhënia përparësi kënaqësisë së njerezve ndaj kënaqësisë së Allahut.

– Të pasur nga ana materiale por të varfër dhe koprac në shpirt.

– Të ditur me diploma por injorantë në praktikë.

– Të dashur dhe të bashkuar në aparencë, por ujqër dhe të përçarë në brendësi.

– Hoxhallarë që i kanë kthyer minberet në podiume politike, dhe politikanë që bëjnë rolin e hoxhës në fushata elektorale dhe rrjetet sociale.

– Kafenetë i kemi kthyer në xhami (bisedojmë për çështjet fetare) dhe xhamitë në kafene (ku bëjmë biseda dynjaje).

– Hixhabi (xhilbabi) është kthyer në modë dhe jo mbulesë sipas kushteve fetare.

– Punojmë me fjalë dhe jo me vepra.

– Dynjanë e kemi në zemër dhe jo në dorë, edhe pse e dimë mirë se një ditë do të largohemi prej saj.

– Adhurimet i kemi kthyer në videoklipe ku s’lëmë adhurim pa publikuar dhe reklamuar.

– Mburremi me shoqërinë e shumtë virtuale por në jetën e përditshme jemi vetëm.

– Në rrjetet sociale publikojmë fjalë të sheqerosura por në realitet i kemi helm.

E pastaj themi pse jemi në këtë gjendje?

Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.” Er-Rra’d, 11.

Shejh Muhamed El-Xhami (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kënaqësia e njerezve është synim që nuk arrihet, prandaj është diçka që s’kërkohet. Porse kënaqësia e Allahut është synim që arrihet dhe prandaj kërkohet.”

Unejs Sheme