Rëndësia e faljes së namazit të sabahut në xhami

Rëndësia e faljes së namazit të sabahut në xhami.

Vepra jote më e mirë o njësues i Allahut është namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë. Prandaj trego kujdes ndaj tyre në çdo kohë, e në veçanti kur është ftohtë.

Trego kujdes o njeri nga falja e këtyre dy namazeve me xhemat dhe ji prej atyre që bien në ruku, ngase Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush fal dy të ftohtat do të hyjë në Xhenet.”

“dy të ftohtat”; janë namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë.

Prandaj, mos të të pengojë ngrohtësia e shtratit nga ecja për në rrugën drejt Xhenetit. (1)

 

Libri: “Islami, feja e teuhidit”.

Përgatiti: Unejs Sheme

—————————–

(1) Shejh Sulejman Er-Ruhajli (Allahu e ruajtë).