Rëndësia e lutjes dhe kujt i drejtohet ajo?! (Lutja është e tëra adhurim)

Rëndësia e lutjes dhe kujt i drejtohet ajo?!

(Lutja është e tëra adhurim)

Pyetja e 4-tërt: A konsiderohet lutja adhurim?

Përgjigjja: Po, lutja është adhurim. Në lidhje me këtë i Lartësuari ka thënë:

﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ  إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ [غافر: 60]

{…Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, që Unë t’ju përgjigjem. Vërtet, ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të përfundojnë në Xhehenem të përçmuar.} (Gafir:60)

Fjala “të përçmuar” nënkupton “të poshtëruar”.

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«الدعاء هو العبادة »

«Lutja është (vetë) adhurimi!» (Tra.Ahmedi dhe Tirmidhiu: Hasenun–Sahih).

Pyetja e 5-të: A e dëgjojnë të vdekurit lutjen drejtuar atyre?
Përgjigjja: Jo, të vdekurit nuk mund ta dëgjojnë atë. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَى  [النمل: 80]

{Vërtet, ti nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë…} (en-Neml:80)

Po ashtu ka thënë:

 ﴿وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ [فاطر: 22]

{…dhe se ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre!} (Fatir:22)

Pyetja e 6-të: Cili është gjykimi në lidhje me lutjen drejtuar të vdekurve apo atyre që nuk janë të pranishëm?

Përgjigjja: Lutja drejtuar të vdekurve apo drejtuar të gjallëve jo të pranishëm, është shirk i madh (idhujtari që të nxjerr nga Islami). Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

﴿وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ  فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ

 [يونس: 106]

{Dhe mos lut në vend të Allahut asgjë, pasi ato nuk janë në gjendje të të sjellin ndonjë dobi dhe as nuk janë në gjendje të të dëmtojnë. Dhe nëse ti e bën një gjë të tillë, atëherë do të jesh prej të padrejtëve (idhujtarëve)} (Junus:106) Pra, prej “idhujtarëve”, ngase idhujtaria është padrejtësia më e madhe.

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

« من مات وهو يدعو من دون الله نداً دخل النار »

«Kush vdes (pa u penduar) duke lutur tjetërkëd përveç Allahut, do të hyjë në Zjarr.» (Buhariu)

 

Marrë nga libri:
“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani