Rregullat e agjërimit – 3 –

Rregullat e agjërimit

3 – Të hash syfyr.

Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Syfyri është ushqim i begatë prandaj mos e lini atë edhe sikur me një gllënjkë ujë, se Allahu i bekon ata që hanë syfyr ndërsa engjëjt luten për ta.”
(Transmeton Ahmedi, dhe e ka saktësuar shejh Albani.)
Gjithashtu, Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ushqehuni në syfyr, sepse në të ka bereqet!”
(Transmeton Ibën Hibani. Albani e ka konsideruar hadith hasen.)

Po ashtu ka thënë: “Bëni syfyr, qoftë edhe me një gllënjkë ujë!”
(Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar shejh Albani.)

Anis Agovi