Rregullat e agjërimit -1 –

Rregullat e agjërimit

1 – Nuk hahet, nuk pihet dhe nuk kryhen marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit.
Allahu i Madhëruar thotë: “Hani dhe pini derisa të dallohet në horizont filli i bardhë (i agimit) nga filli i zi (terri i natës), pastaj plotësojeni agjërimin deri sa të hyjë nata.”
(El Bekare; 187)

Siç kuptohet nga ky ajet Kuranor, agjërimi ka dy kufij kohorë: Shfaqjen e agimit dhe perëndimin e diellit brenda të cilëve ndalohet ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime.

Përssa i përket marrëdhënieve intime (bashkëshortore), Allahu i Madhëruar thotë: “Është lejuar për ju gjatë netëve të agjërimit që t’ju afroheni grave tuaja (për marrëdhënie intime).”
(El Bekare; 187)

Nga ky ajet Kuranor kuptojmë se marrëdhëniet intime gjatë ditës nuk lejohen, sepse është koha e agjërimit.

Anis Agovi