Rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për tek Allahu – Pjesa e parë

Rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për tek Allahu nga Libri i Allahut të Madhëruar.

– Pjesa e parë –

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: O ju thirrësa për tek Allahu! Këto janë rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për tek Allahu të përftuara nga Libri i Allahut, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Prandaj kapuni fort pas tyre me dhëmballë.

Rregulli i parë: Sinqeriteti në thirrjen për tek Allahu.

Allahu i Madhëruar thotë: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhërin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” El-Ahzab: 45-46.

Thuaj: Kjo është rruga ime të ftoj drejt Allahut.” Jusuf: 108.

E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë me të vërtetë jam mysliman.” Fusilet: 33.

Thirr në rrugën e Zotit tënd.” En-Nahl: 125.

Rregulli i dytë: Thirrja për tek Allahu të bëhet me dituri të plotë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I lëvduar qoftë Allahu, unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf: 108.

Rregulli i tretë: Teuhidi së pari o ju thirrësa në Islam.

Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që t’u thoshte): Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En-Nahl: 36.

Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje që të mos i kemi shpallur se: S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” El-Enbija: 25.

Nuk ka patur ndonjë të dërguar veçse ai i ka thënë popullit të tij: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.” El-Earaf: 65.

Rregulli i katërt: Durimi gjatë thirrjes dhe mos nxitimi.

Allahu i Madhëruar i thotë të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed) ashtu si kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur, dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata.” El-Ahkaf: 35.

Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se me të vërtetë ti je nën Sytë (vëzhgimin) Tonë.” Et-Tur: 48.

Andaj, mos u nxito të kërkosh shkatërrimin e tyre të shpejtë, se me të vërtetë Ne ua numërojmë ditët e caktuara.” Merjem: 84.

Duro (o Muhamed), se me siguri premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s’ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!” Er-Rum: 60.

Rregulli i pestë: Pajisja me mençuri gjatë thirrjes për tek Allahu.

I Madhëruari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur.” En-Nahl: 125.

Rregulli i gjashtë: Diskutimi në mënyrën më të mirë.

I Madhëruari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur, dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë.” En-Nahl: 125.

Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë.” El-Ankebut: 46.

Rregulli i shtatë: Largimi dhe kthimi i të keqes me të mirë.

I Madhëruari thotë: “Largoje të keqen me atë që është më e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.” El-Muminun: 96.

Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë, e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” Fusilet: 34.

 

Vijon…

“Es-Sebil fi fik’hi ed-daueh.”

Përktheu: Unejs Sheme