Si duhet të sillesh gjatë vështirësive

May 21, 2022

– Rregullat si duhet të sillesh gjatë vështirësive –

Rregulli i parë: Nuk je i vetëm (çdokush prej njerëzve sprovohet).

Rregulli i dytë: Çdo gjë që Allahu i Madhëruar ka caktuar për ty ajo përmban urtësi, e mësove apo jo atë.

Rregulli i tretë: Ai që të bën dobi dhe ta largon të keqen është vetëm Allahu i Madhëruar, prandaj mos e lidh zemrën me askënd tjetër.

Rregulli i katërt: Ajo që të ka goditur patjetër që do të ndodhte (do të godiste) ngase patjetër që caktimi i Allahut të Madhëruar do të përmbushet.

Rregulli i pestë: Njihe realitetin e dynjasë që të rehatohesh.

Rregulli i gjashtë: Përherë duhet të kesh mendim të mirë për Zotin tënd ngase mendimi i mirë është teuhid.

Rregulli i shtatë: Atë që Allahu ka zgjedhur për ty është më e mirë sesa ajo që ti zgjedh apo dëshiron për veten tënde.

Rregulli i tetë: Çdoherë që shtohen sprovat rrugëdalja prej tyre është shumë pranë, ngase me vështirësinë vjen dhe lehtësimi.

Rregulli i nëntë: Mos e lodh veten sesi do vijë rrugëzgjidhja nga sprova e madhe në të cilën gjendesh, sepse kur Allahu e dëshiron diçka i lehtëson shkaqet në mënyrë të paimagjinueshme për ty.

Rregulli i dhjetë: Mos iu nda lutjes drejtuar Atij në Dorën e të Cilit janë çelësat e rrugëdaljes,
ngase lutja është adhurim.

 

Unejs Sheme

Loading...