Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë

“Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë!” Ali Imran: 136.

Nga Ebu Umameh – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Kush del nga shtëpia e tij i pastruar për të falur një namaz të detyrueshëm, shpërblimi i tij është si shpërblimi i haxhiut që ka veshur ihramin.
Dhe kush del për të falur namazin e duhasë (paradites) dhe nuk është ngritur veçse për t’a falur atë, shpërblimi i tij është si shpërblimi i atij që bën umren.
Dhe namazi pas namazit – mes të cilëve nuk ka fjalë të kota – shkruhet në ‘il-lij-jin’* ”.

 

“Sahih et terghib uet terhib” (670).

————————————————–

*Vendi i melaikeve (tefsir El Begauij), apo vend i lartë në qiell (Tefsir Ibn Kethir), apo në Xhenet (Ibn Abasi nga tefsiri i Kurtubiut).