Pyetja: Sa i rëndësishëm është zbatimi i haditheve të sakta?
Përgjigja: Të zbatuarit e porosive të ardhura në hadithet e sakta është vaxhib (obligim), bazuar në fjalën e Allahut që thotë:
﴿ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ، إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾] الحشر: 7]
“Atë që ua jep (porosi) i Dërguari merreni (dhe zbatojeni), dhe atë që ua ndalon hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, se vërtet Allahu e ka ndëshkimin e ashpër.” El-Hashr: 7
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
»عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي، تمسكوا بها«
“Përkushtojuni sunetit tim (rrugës profetike) dhe sunetit të (trashëguar prej) kalifëve (zëvendësve) të mi të udhëzuar dhe të drejtë pas meje! Kapuni për të me (kapje që nuk rrëshqet, si me) dhëmballë.” Transmeton Ahmedi. Hadith Sahih.
Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve