Sa i saktë është hadithi: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra”?

January 11, 2016

Pyetje: Sa i saktë është hadithi: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra”?

Përgjigje: Ky hadith përcillet nga disa shokë të Profetit (alejhi selam), por në rrugë të saktë, përcillet vetëm nga Ebu Hurejra (Allahu qofte i kenaqur me të).

Nga Ebu Hurejra e transmetojnë dy imamllarët e mëdhenj të hadithit, imam Muhamed bin Ismail el Buhari dhe Muslim bin Haxhaxh en Nejsaburi. Gjithashtu, këtë hadith e përcjell Aliu, Selmani, Ibn Abasi dhe ibn Omeri (Allahu qofte i kenaqur ndaj tyre)  transmetime të cilat i ka përmendur Ebu Nuajmi në një libër të veçantë me titull: Nëntëdhjetë e nëntë emrat e Zotit të Madhëruar” por që të gjitha këto senede (zinxhire transmetimi) konsiderohen të dobëta.
Atëhere ky hadith konsiderohet i saktë vetëm ne rrugën që trasnmetohet nga Ebu Hurejra në dy sahihet (Buhari dhe Muslim) dhe nuk është saktësuar vetëm nga ai (Ebu Hurejra).
Por ibn Atije el Andalusi në librin e tij “El Muharar El Uexhiz” pretendon se hadithi është muteuatir (i transmetuar nga shumë njerëz që e bën të pamundur unitetin e tyre për të gënjyer ndaj Profetit) nga Ebu Hurejra.

Por kjo, pas hulumtimit dhe studimit nuk qëndron. Sepse e percjellin 13 persona nga Ebu Hurejra, ku 6 ose 7 prej tyre konsiderohen te dobët. Ndërsa transmetimet e tjera konsiderohen hadithe të huaja dhe te panjohura. Edhe njëherë themi se ky hadith eshte i sakte por jo muteuatir.
Sa i takon shtjellimit (përmendjes) së emrave (të Allahut) në hadith, ato janë përmendur tek Tirmidhiu, por kanë dobesi dhe nuk saktësohen nga Profeti (alejhi selam).
Kuptimi i këtij hadithi “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra ai që i mëson (përmendesh) dhe punon me to, do hyjë ne xhenet.”  Pra ai që i mëson përmendësh emrat e Allahut dhe i praktikon në jetën e tij, këtij njeriu i takon xheneti.

Mesh’hur Hasen Al Selman.

Përshtati Fatjon Isufi.

Loading...