Sa sunete ka para dhe pas namazit të Xhumasë

October 20, 2016

Shejh Muhamed bin Abduluehab (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Namazi i xhumasë nuk ka sunete para saj, ndërsa pas saj falen dy ose katër rekate.”

Shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!): Namazi i xhumasë nuk ka para saj sunete të rregullta. Kur personi futet në xhami ditën e xhuma, ai fal namaz aq sa të dëshirojë. Bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës radijaAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë: “Kush lahet dhe shkon për faljen e namazit të xhumasë, fal aq sa i është përcaktuar atij, pastaj hesht derisa hatibi të mbarojë hutben e tij, pastaj falet me të, atij i falen mëkatet mes kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër dhe tri ditë më tepër.” Hadithin e transmeton Muslimi (1987).

Ndërsa në “Koleksionin e haditheve autentike” (883) të Buhariut te hadithi që transmetohet nga Selmani thuhet “pastaj fal aq sa i është bërë detyrë atij (nga Allahu)…”

Sunetet pas namazit të xhumasë janë dy ose katër. Bazuar në hadithin e Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma se: Ai kur falte namazin e xhumasë, largohej (nga xhamia) dhe falte dy rekate në shtëpinë e tij. Pastaj tha: “Kështu vepronte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.” Hadithin e transmeton Muslimi (2039).

Dhe në hadithin e Ebu Hurejrës radijAllahu anhu i cili thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e fal namazin e xhumasë, atëherë le të fal pas saj katër rekate.” Hadithin e transmeton Muslimi (2036).

“Sherh kitab el-adab el-meshij ila es-salah”

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...