Puna kolektive është e bereqetshme sepse Profeti -alejhi selam- thotë:
“Dora e Allahut është me xhematin.” d.m.th. me angazhimin e përbashkët të tyre.
Duke vëzhguar me kujdes natyrën njerëzore dhe mënyrën se si është ndërtuar jeta e njerëzve në këtë botë, shohim se begatia e punës kolektive vjen për shkak të dy rregullave të Zotit.
E para: Mundësia si rregull universal i Zotit në këtë botë pa të cilën nuk kryhet gjë.
Mundësitë te individi janë të pakta. Atij herë i mungon fuqia dhe forca, herë i mungon njohuria e herë përvoja, dhe të gjitha këto kanë të bëjnë me mundësinë. Sfidat kur njerëzit bëhen bashkë janë të kapërcyeshme, dhe si pasojë arrihet mundësia për kryerjen e punës.
E dyta: Sinqeriteti për Zotin si rregull fetar, sepse kjo botë është pronë e Tij dhe Ai do që do që punët të kryhen për Të.
Ky rregull e ka kthyer sinqeritetin në çelës të suksesit dhe pa të nuk arrihet gjë, edhe nëse janë mundësitë. Kur puna është individuale sinqeriteti për Zotin është i vështirë, sepse dëshirat nga të cilat karakterizohet natyra njerëzore lënë ndikim negativ tek ai. Suksesi do të jetë aq sa sinqeritet ka robi.
Ndërsa kur puna është e përbashkët sinqeriteti është më i lehtë, sepse ndikimi i dëshirave është më i vogël. Kur puna pëlqehet nga Allahu i madhëruar Ai i jep asaj sukses.
Duke njohur sekretin e begatisë te puna kolektive, kuptohet se begatia e njerëzve herë pengohet se nuk ka bashkim dhe herë pengohet se nuk ka sinqeritet. Në shumë raste problemi i të dyjave mund të jetë te sinqeriteti, sepse shpesh mungesa e sinqeritetit bën që ato të mos bashkohen.
Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve