Selami kur largohesh nga mexhlisi

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur dikush nga ju vjen në një mexhlis (tubim) le t’i përshëndesë të pranishmit me selam, e pastaj nëse do le të ulet. Kur të dojë të largohet le t’i përshëndesë përsëri (me selam), sepse selami i parë nuk ka ndonjë avantazh ndaj të dytit.”

Transmeton Ebu Daudi (5208) dhe Tirmidhiu (2706). “Sahih Ebi Daud” (5208).

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Përshëndetja me selam kur ngrihesh prej tubimit (mexhlisit) është edukatë e harruar në disa vende. E ata që më së shumti duhet t’a ringjallin këtë janë dijetarët dhe nxënësit e dijes.

“Es Silsiletu es Sahihah” (183).

 

Pëktheu: Shuajb Rexha