Sëmundjet e zemrës

December 6, 2013

Imam Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) thotë:
Sëmundjet e trupit janë (mëse) të njohura kurse sëmundjet e zemrës kthehen tek dy gjëra:

E para: Sëmundjet e dëshirave (esh shehauat), burimi i të cilave është el heua (epshi).

E dyta: Sëmundjet e dyshimeve (esh shubuhat), burim i të cilave është injoranca (el xhehl).

Përsa i përket të parës: Sëmundjet e dëshirave, burimi i të cilave është el heua është ku njeriu e njeh të vërtetën porse e kundërshton atë, për shkak se ai ka heua që bie ndesh me atë që erdhi Profeti alejhis selam.

Kurse e dyta: Sëmundja e dyshimeve, burimi i të cilave është injoranca (el xhehl), ngase injoranti vepron të kotën duke e pretenduar (menduar) atë si të vërtetë. E kjo është sëmundje e rrezikshme.

Burimi “Sherh dua el kunut el vitr” fq. 8

Loading...