Shpërblimi për atë që do dikë për hir të Allahut

August 16, 2017

Ebu Idris el Haulani – Allahu e mëshiroftë – thotë: Hyra në xhaminë e Damaskut ku pashë një djalosh që buzëqeshte shpesh. Njerëzit qëndronin përreth tij, dhe kur kundërshtoheshin për një çështje e kthenin tek ai dhe e pranonin mendimin e tij. Pyeta për të dhe më thanë se ishte Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Të nesërmen shkova herët në xhami dhe e gjeta se ai ma kishte kaluar, kishte ardhur më herët se unë dhe po falej. E prita derisa mbaroi namazin dhe i dola përpara. I thashë: Pasha Allahun, unë të dua për hir të Allahut! – Vërtet më do për hir të Allahut?! – Po, për hir të Allahut! – Më tha: Vërtet për hir të Allahut?! – Po, për hir të Allahut! Atëherë ai më kapi për rrobash, më tërhoqi drejt vetes dhe më tha: Të përgëzoj se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë: “Ka thënë Allahu i Lartësuar: “Është bërë detyrë dashuria Ime për ata që duhen për hirin Tim, për ata që ulen për hirin Tim, për ata që vizitohen për hirin Tim, dhe për ata që shpenzojnë për hirin Tim.”

Thotë Imam Neueuij – Allahu e mëshiroftë – : Hadith i saktë. E transmeton Maliku në “Muuetta” me zinxhir të saktë.  
“Rijadu salihin” (Darul fejha), hadithi me nr. 382.

Loading...