Shpjegimi i Gjashtë Parimeve(Parimi i Dytë)

April 27, 2011

Autori: Parimi i dytë: Allahu na ka urdhëruar për bashkim në fe dhe na ka ndaluar nga përçarja në të, duke e sqaruar shumë qartë këtë parim në mënyrë të të atillë që ta kuptojnë edhe njerëzit e thjeshtë.

Shpjeguesi: Ky parim përmendet në Kuranin famëlartë ku Allahu i Madhëruar thotë: Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut.” Al Imran 103. “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet.” Al Imran 105.

Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Cështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t’i njoftojë me atë që punuan.” Enam 159.

Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia kishte përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” Shura 13.

Për këtë arsye nuk është e lejuar që muslimanët të përcahen në fenë e tyre përkundrazi duhet të jenë një umet i bashkuar rreth teuhidit. Allahu i Madhëruar thotë: “ Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.” Enbija 92.

Nuk i lejohet umetit të Muhamedit të përçahen në besimin e tyre, në adhurimet dhe dispozitat e fesë, njëri thotë: hallall, e tjetri: haram, nëse kjo gjë ndodh pa argument, është diçka e cila nuk lejohet. Ska dyshim se kundërshtimet janë natyrë njerëzore sic thotë Allahu i Mdhëruar: “Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete), Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt.” Hud 118-119.

Kundërshtimet shmangen nëse kthehemi tek Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam, pra nëse kundërshtohemi unë dhe ti, atëherë na del si detyrë ti kthehemi Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit alejhis-salatu ue selam. Allahu i Madhëruar thotë: Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek All-llahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe Ditës së fundit.” Nisa 59.

Ndërsa ajo që thuhet: Secili ti qëndrojë medh-hebit, secili ti qëndrojë akides së vet dhe njerëzit janë të lirë në mendimet e tyre, duke kërkuar liri në çeshtjet e akides dhe liri në të shprehur sipas qejfit qoftë dhe duke shprehur kufr, kjo është e kota për të cilën Allahu ka ndaluar duke thënë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!” Ali Imran 103.

Kërkohet të jemi të një mendjeje(parimi), që kur të ndodhë një kundërshtim ti kthehemi librit të Allahut qoftë dhe në çeshjet e fikhut, pra kur të kundërshtohemi tu kthehemi argumenteve, për atë që dëshmon argumenti e marrim ndërsa ai që nuk ia qëllon argumentit ne nuk e marrim gabimin e tij.

Allahu i Madhëruar nuk na ka lënë të pa udhëzuar kur të kundërshtohemi, pa një peshore e cila dallon të saktën nga e gabuara. Ai na dha Kuranin dhe Sunetin “Kthejeni atë tek Allahu” pra tek Kurani “Dhe tek i dërguari” pra tek Profeti alejhis-salatu ue selam. Ndërsa Profeti alejhis-salatu ue selam ka thënë: U kam lënë dy gjëra nëse kapeni fort pas tyre nuk do të humbisni Libri i Allahut dhe suneti im.

Duket sikur Profeti alejhis-salatu ue selam është mes nesh me ekzistencën e Sunetit të tij që është i shkruar dhe i saktësuar dhe kjo është mirësia e Allahut që ia ka dhënë këtij umeti, sepse ai nuk e ka lënë umetin në humbje përkundrazi i ka dhënë gjëra që e drejtojnë tek Allahu dhe tek rruga e drejtë. Ai që nuk e do të vërtetën dhe dëshiron që cdokush ti mbetet medh-hebit të vet duke thënë: “Bashkohemi në gjërat e përbashkëta dhe justifikojmë njëri tjetrin aty ku kundërshtohemi” kjo ska dyshim se është fjalë e kotë.

Detyrë është të bashkohemi në librin e Allahut dhe në Sunetin e Profetit alejhis-salatu ue selam. Në gjërat që kundërshtohemi ti parashtrojmë tek libri i Allahut dhe Suneti i Profetit, jo të justifikojmë njëri tjetrin duke qëndruar në kundërshtime, përkundrazi duhet ti kthejmë gjërat tek libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam, nëse përputhet me të vërtetën ta marrim e nëse jo të tërhiqemi prej saj. Kjo kërkohet prej nesh që umeti mos të rrijë i përcarë.

Mbase ata që kërkojnë të qëndrojmë në kundërshtim argumentohen me hadithin: “Kundërshtimet mes umetit tim janë mëshirë.” Ky hadith transmetohet por nuk është i saktë, sepse kundërshtimet nuk janë mëshirë përkundrazi janë dënim, Allahu i Madhëruar thotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” Al Imran 105.

Përçarjet i shpërndajnë zemrat dhe e coptojnë umetin, njerëzit kur përçahen e kanë shumë të vështirë që ti dalin në ndihmë njëri tjetrit apo të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, përkundrazi mes tyre do ketë vetëm armiqësi dhe fanatizëm kundrejt grupacioneve dhe partive të tyre dhe nuk bashkëpunojnë kurrë.

Njerëzit bshkëpunojnë dhe ndihmohen atëherë kur të kapen pas Librit të Allahut dhe me këtë na ka porositur i Dërguari i Allahut duke thënë: Allahu i pëlqen për ju tri gjëra: Ta adhuroni e të mos i bën asnjë ortak, të kapeni të gjithë pas litarit të Allahut dhe të mos përçaheni dhe të këshilloni atë që Allahu ia ka lënë në dorë ceshjten tuaj.” Këto tri gjëra Allahu i do, kur ekzistojnë tek ne.

Ajo që është e rëndësishme në argumentim për temën tonë nga hadithi është fjala e Profetit alejis-salatu ue selam: “të kapeni të gjithë pas litarit të Allahut dhe të mos përçaheni.” Kjo nuk do të thotë se nuk ekziston ihtilafi apo përçarja, por kjo do të thotë që kur të ndodhë përçarja dhe kundërshtimi ta zgjidhim atë duke u kthyer tek Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam, në këtë formë mbyllen kundërshtimet dhe zënkat dhe kjo është e vërteta.

Marrja për gjykim e Kuranit dhe Sunetit nuk ka të bëjë vetëm me rastet kur bëhet fjalë për kundërshtimet mes njerëzve në çështjet e pasurisë apo problemet e kësaj dunjaje, përkundazi ato duhet të merren si gjykatës në cdo problem mes njerëzve, e sic dihet kundërshtimet dhe zënkat në akide janë më të forta se kundërshtimet rreth pasurisë. Kundërshtimet në ibadete dhe në ceshtjet e hallallit dhe haramit janë më të forta se problemet e pasurisë, prandaj kundërshtimet në pasuri janë një pjesë e kundërshtimeve që duhet ti kthejmë tek Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam.

Edhe tek sahabet kishte kundërshtime por menjëherë ata i ktheheshin Librit të Allahut dhe sunetit të Profetit alejhis-salatu ue selam dhe kundërshtitë e tyre merrnin fund.

Pas vdekjes së Profetit ndodhën kundërshtime mes tyre përsa i takon atij që do udhëhiqte pas Profetit alejhis-salatu ue selam, por shumë shpejt ata e mbyllën kundërshtinë që kishin mes tyre duke zgjedhur Ebu Bekrin. Ata iu bindën dhe ndoqën urdhërat e tij dhe në këtë mënyrë përçarja mori fund. Pra mes tyre ndodhnin kundërshtime por shumë shpejt ata i ktheheshin Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit dhe kështu përfundonte kundërshtia që kishin mes njëri tjetrit.

Kthimi tek Libri i Allahut largon smirën dhe urrejtjen, sepse askush nga muslimanët nuk e refuzon librin e Allahut. Kur i thua një njeriu hajde të tregoj fjalën e filan imami apo filan imami ai nuk bindet, por nëse i thua: eja tek Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam nëse ai ka besim do të kthehet e do të bindet.

Allahu i Madhëruar thotë: “Kur thirren besimtarët për të gjykuar ndërmjet tyre All-llahu dhe i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.” Nur 51.

Këto janë fjalët e besimtarëve, ndërsa hipokritët nëse e vërteta u përshtatet vijnë të përulur por nëse vendimi është kundra tyre largohen dhe kthejnë shpinën sic tregon Allahu i Madhëruar.

Muslimanët nuk kanë arsye të qëndrojnë në kundërshti, qoftë në bazat apo degëzimet e sheriatit, sepse të gjitha këto zgjidhen me librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit alejhis-salatu ue selam.

Por nëse një ceshtje nuk ka qartësi, dhe secili prej dy muxhtehidëve ka njëfarë të drejte në arsyetimin e tij dhe shkon deri aty sa nuk gjendet ndonjë faktor që e bën fjalën e tjetrit më të fortë, në këtë rast nuk qortohet ai që merr fjalën e njërit prej këtyre dy palëve. Prandaj edhe dijetarët kanë thënë: Nuk ka qortim në ceshtjet e ixhtihadit, pra në çeshtjet ku nuk është e qartë se me cilën palë qëndron argumenti .

Autori : Gjithashtu na ndaloi të bëhemi si ata që u përçanë, u kundërshtuan e si rrjedhojë u shkatërruan. Ai i urdhëroi besimtarët që të bashkohen në fe dhe i ndaloi nga përçarja në të. Këtë e sqaron edhe më shumë Suneti ku përmenden trasmetime nga më të habitshmet rreth këtij problemi. Por më pas shkoi puna deri aty, saqë përcarja në bazat dhe degët e fesë të konsiderohet dije dhe njohje e fesë.

Shpjeguesi: Kur qëndruan në kundërshtime u shkatërruan, u përplasën mes vete madje edhe u vranë. Kështu qëndron puna me njerëzit që kundërshtohen, ndryshe nga njerëzit e bashkuar që janë forcë sepse e kanë larguar cdo lloj zilie nga zemrat e tyre.

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” Nisa 65.

Nuk i kënaq njerëzit e as nuk e largon kundërshtimin përvecse kthimi tek Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit alejhis-salatu ue selam.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” Shura 13.

Pra mos u bëni secili me një fe të vecantë sepse feja është një dhe nuk duhet të ketë përcarje.

Është e vërtetë se përcillen nga Profeti alejhis-salatu ue selam shumë hadithe që nxisin për bashkim dhe kritikojnë përçarjen dhe kundërshtimin. Sic është psh hadithi ku Profeti alejhis-salatu ue selam thotë: Ai që do jetojë nga ju do shohë shumë kundërshtime, prandaj u këshilloj të kapeni pas Sunetit tim dhe sunetit të prijësave të drejtë.”

Por tek njerëzit që erdhën më pas, fatkeqësisht, përçarja dhe kundërshtimi në bazat dhe degët e fesë konsdierohet dije dhe fikh ndërkohë që kërkohet e kundërta : bashkimi në fe, sepse kjo është dija e plotë.

Ata thonë: Kundërshtimet dhe dhënia e lirisë së njerëzve duke mos ua mbyllur rrugët kjo është dija. Ndërsa ne u themi: fikhu i vërtetë është të mblidhemi rreth librit të Zotit dhe Sunetit të Profetit alejhis-salatu ue selam. Disa prej thyre thonë: prej gjerësisë së islamit është që kur dikush ta ndalojë dicka duhet të gjejmë dikë tjetër që e lejon atë. Në këtë mënyrë i konsiderojnë njerëzit sikur janë ligjvënës, dmth sipas tyre nëse dikush thotë kjo është hallall ajo gjë bëhet hallall edhe nëse është haram në Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit alejhis-salatu ue selam.

Ne themi: ti kthehemi librit të Allahut, për cilindo që dëshmon Kurani të vërtetë, ne e marrim dhe e pranojmë, e nëse e gjykon si diçka gabim ne e lëmë. Kjo kërkohet prej nesh.

Autori: E megjithatë çështja shkoi deri aty sa që urdhërimi për tu bashkuar në fe, konsiderohej që e thotë vetëm zindiku apo i cmenduri.

Shpjeguesi: Për atë i cili urdhëron për bashkim dhe ndalon nga përçarja thonë : ky është i dalë nga feja islame, zindik, sepse hedh poshtë fjalë e imamllarëve. Realisht ne nuk i hedhim poshtë fjalët e dijetarëve përkundrazi ne vetëm i ballafaqojmë me librin e Allahut. Ne nuk jemi urdhëruar që të ndjekim njerëzit përkundrazi jemi urdhëruar të ndjekim Kuranin dhe Sunetin, kjo është e vërteta. Pra nuk jemi urdhëruar të ndjekim filanin apo fistekun dhe se Allahu nuk na ka lënë tu mbështetemi mendimeve dhe ixhtihadeve tona përkundrazi ai solli Librat, dërgoi Profetët. Prandaj nëse i kthehemi Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit largohen përçarjet, kundërshtimet dhe jemi të një fjale të vetme.

A e dini se deri në një kohë të afërt në xhaminë e Qabes kishte katër mihrabe, cdo medh-heb falej me imam më vete dhe me pasuesit e tij dhe kjo ndodhte ngjitur me Qaben deri në kohën kur Allahu mundësoi dikë që i bashkoi të gjithë rreth një imami dhe u largua shyqyr Zotit kjo dukuri e shëmtuar.

E gjithë kjo ndodh për shkak të medh-hebeve dhe ndjekjes së mendimeve derisa edhe namazin e përçanë kështu që hanefiu nuk falej pas hanbeliut ndërsa hanbeliu nuk falej pas shafiut dhe nuk faleshin në një kohë, njëri falej në kohën e parë ndërsa tjetri më vonë sepse filani mendonte se duhej vonuar ndërsa tjetri mendonte se duhej shpejtuar dhe kështu donin ti kënaqnin të gjithë njerëzit.

Këtë dukuri e kemi gjetur edhe në disa vende të tjera dhe akoma vazhdojnë ta praktikojnë derisa edhe të xhumanë nuk e falin në një kohë. Disa e falin afër namazit të ikindisë sepse filani ka thënë kështu e nëse dikush do ta falë herët shkon dhe e fal tek filani e kush do ta vonojë shkon e fal tek tjetri. Tek ne falenderojmë Allahun, nën hijen e kësaj thirrje të bereqetshsme e kthyen xhaminë e Qabes sic ka qenë më parë në kohën e selefëve të mirë duke u falur të gjithë në një kohë dhe pas një imami.

Përktheu: Fatjon Isufi

Loading...