Autori: Parimi i pestë: Sqarimi që Allahu ka bërë rreth evlijave (robërit që i do), dallimi mes tyre dhe atyre që mundohen tu përngjajnë e që në të vërtetë janë armiq të Allahut, dyfytyrësh dhe mëkatarë. Për këtë mjafton një ajet i vetëm në suren Al Imran, fjala e Allahut ku thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’u dojë, t’u falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” Al Imran 31.
Shpjeguesi:Po, ky është një parim i madh, dallimi mes evlijave të Allahut dhe evlijave të shejtanit. Kjo sepse njerëzit e të kotës filluan ti quajnë evlijatë e shejtanit, evlija të Allahut dhe kjo ceshtje u bë e paqartë tek njerëzit. Për këtë arsye Shejhul Islam ibn Tejmije shkroi një libër të dobishëm të cilin e titulloi: “Dallimi mes evlijave të Rrahmanit dhe evlijave të shejtanit”.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje”
Më pas Allahu tregoi cilësitë e tyre duke thënë: “(Janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të devotshwm.”
Këta janë të dashurit e Allahut të cilët bashkuan mes besimit dhe devotshmërisë, mes dijes së dobishme dhe punëve të mira. Por nuk mund të jetë evlija i Allahut ai që del nga normat e sheriatit dhe ndryshon fenë e Tij, thërret të tjerët për adhurimin e varreve, tyrbeve etj. Në fakt ky është i dashur i shejtanit sepse kurrsesi nuk mund të jetë evlija një magjistar apo fallxhor i cili u tregon njerëzve çudira magjie dhe thotë: Këto janë mrekulli, e në realitet ato nuk janë vetëm se mashtrime shejtani.
Të duash Allahun, është prej adhurimeve më të mëdha. Shenja dalluese e dashurisë tënde për Allahun është ndjekja e profetit Muhamed alejhis selam. Ai që nuk e ndjek Profetin alejhi selam nuk është velij i Allahut, e as që e do Allahun. Këta njerëz të prishur thonë: Nuk mund të jesh uelij i Allahut derisa të largohesh nga bindja ndaj Profetit alejhi selam, pra mendojnë se el uilajeh arrihet duke kundërshtuar rrugën e Profetit alejhi selam dhe duke u mbështetur në gjërat e kota dhe në sajesa.
Ata thonë: Ne e adhurojmë Allahun sepse e duam, nuk e adhurojmë nga frika që kemi për zjarrin e as nga nevoja që kemi për xhenetin, pra e adhurojmë sepse e duam.
U thuhet atyre: E doni atë sipas cilës mënyrë? Sipas mënyrës profetike apo në ndonjë formë tjetër? Ta dini se nuk e don Allahun vetëm se ai që ndjek rrugën e profetit alejhi selam dhe kjo është pika ndarëse mes evlijave të Allahut dhe evlijave të shejtanit.
Autori:Ajeti tjetër në suren Maide ku Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)”Maide 54. Dhe një ajet tjetër në suren Junus ku Allahu i Madhëruar thotë: “Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të devotshwm.” Junus 62-63.
Këto janë cilësitë e evlijave të Allahut, ata e duan Allahun dhe Allahu i do ata, “të përulur me besimtarët dhe të ashpër ndaj jobesimtarëve”, pra i duan besimtarët, kanë dashuri për besimtarët dhe urrjetje për idhujtarët. “ luftojnë në rrugën e All-llahut dhe nuk i frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i gjithëdijshëm.” Maide 54.
Shpjeguesi:Këto janë katër cilësi të cilat i posedojnë evlijatë e Allahut, ndërsa ata që urdhërojnë për adhurimin e dikujt tjetër përvec Allahut dhe u luten varreve, të vdekurve dhe tyrbeve duke i quajtur mrekulli të Allahut, ato që në të vërtetë janë mashtrime të shejtanit, këta në fakt janë shenjat e armiqve të Allahut.
Nga këto tri ajete përfitohen cilësitë e evlijave të Allahut, i pari në suren Al imran, ajeti i dytë ne suren Maide, dhe i treti në suren Junus. Në këto ajete tregohen shenjat e miqve të Allahut, ai që cilësohet me këto shenja konsiderohet i dashur i Allahut, ndërsa ai që i kundërshton konsiderohet i dashur i shejtanit.
Autori: Më pas tek shumica e atyre që pretendojnë dijen dhe që pretendohet që të udhëzojnë njerëzit dhe të ruajnë fenë, shprehen duke thënë se evlijatë patjetër duhet të braktisin rrugën e Profetëve sepse ai që i ndjek ata (profetët) nuk është prej tyre (evlijave). Shprehen se duhet të braktiset xhihadi dhe se ai që lufton nuk është prej tyre (evlijave). Gjithashtu kërkojnë me ngulm braktisjen e besimit dhe devotshmërisë sepse ai që lidhet me besimin dhe devotshmëinë nuk është prej tyre (evlijave) O Zoti ynë kërkojmë mëshirë nga ana jote vërtet Ti je që e dëgjon lutjen.
Shpjeguesi: Nëse del jashtë sheriatit atëherë ata e konsiderojnë njohës të Allahut, i cili ka mbërritur tek Ai dhe nuk ka nevojë që të referohet tek rruga e profetëve, përkundrazi ai i merr gjërat direkt nga Allahu.
Prandaj thonë: Ju e merrni fenë me zinxhirë transmetuesish nga të vdekurit, pra nga senedet e hadithit, ndërsa ne e marim fenë nga Ai që nuk vdes kurrë, pretendojnë se e marrin direkt nga Allahu i Madhëruar.
Ai që merr nga Profeti alejhi selam nuk kosiderohet evlija tek ata, pra nuk e quajnë të tillë vetëm se atë që del jashtë sheritatit të Profetit alejhi selam.
Ndërsa sot nuk mund të quhet velij dikush tjetër përveçse ai të cilit i ndërtohet mbi varrin e tij ndonjë kupolë ose ndonjë xhami, ndërsa ai që varroset sipas sunetit dhe nuk i ndërtohet asgjë, sipas tyre nuk quhet velij edhe pse mund të jetë prej njerëzve më të mirë.
Gjithashtu, sipas tyre, veliu ka dhe veshje të vecantë me çallmën dhe pardesynë me formë dhe ngjyrë të veçantë të ndryshe nga të tjerët. Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë: Evlijatë e Allahut nuk kanë ndonjë shenjë me të cilën mund të dallohen, ata janë si të gjithë njerëzit dhe nuk bien në sy, ndërsa Profeti alejhis selam thotë: Mund të ketë njerëz të pluhurosur dhe të shpupurisur, e që dëbohen nga portat e njerezve(në shenjë nënçmimi),por nëse betohen në Allahun(i luten me ngulm për diçka), Allahu ua përmbush betimet.
Këto janë cilësitë e evlijave, ata nuk e shfaqin veten, përkundrazi fshihen për shkak të sinqeritetit që kanë për Allahun. Pra prej cilësive të tyre është thjeshtësia, fshehja dhe mos rënia në sy.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve